E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Urgjent miratimi i kodit

Rozeta Rapushi

Beteja per reformen zgjedhore mes partive politike do te rinise serish. Miratimi ne Kuvend i ndryshimeve kushtetuese per sistemin zgjedhor, nuk mbylli reformen zgjedhore qe do te vijoje realisht me ndryshimin e permiresimin e Kodit Zgjedhor. Nje prej bashkekryetareve te Komisionit te Posacem per reformen, Kastriot Islami, tha per gazeten se tashme reforma pritet te futet brenda kornizave te komisionit. Kjo per te permiresuar tashme kodin, duke nisur nga listat e zgjedhese, procesi i ankimimit te rezultatit te zgjedhjeve, komisioneret, apo dhe per te percaktuar statusin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe u hoq nga Kushtetuta. "Do te mblidhemi te shqyrtojme se si duhet te vijojme nga puna me permiresimin e Kodit Zgjedhor", tha Islami. Sipas tij, do te shihet menyra qe realisht ky komision te funksionoje, pse jo dhe me partite e vogla politike per te permiresuar Kodin Zgjedhor. Por Islami nuk la pa permendur faktin se nuk do te lejohet qe komisioni te bllokohet nga partite e vogla. Per bashkekryetarin duhet te gjendet formula e duhur e bashkepunimit per realizimin e nje reforme qe te mundesoje zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne vend.

Per te vene ne pune komisionin parlamentar per reformen zgjedhore, PS do te rinise negociatat me mazhorancen ne pushtet. Nderkohe qe te pranishem, kerkohet te jene dhe kreret e partive te vogla politike. Puna pritet te nise me kerkesen ne Kuvend per te shtyre afatin e punes se komisionit, i cili perfundoi me 17 mars te ketij viti. Shtyrja e afatit kerkohet te jete nje muaj, aq sa mund t'u mjaftoje partive politike qe te permiresojne Kodin Zgjedhor. "Ne baze te sistemit zgjedhor qe u percaktua ne Kushtetute, do te permiresohet dhe kodi", tha Islami. Deri me sot, te zgjedhurit e popullit kane cuar dem 1 vit dhe nuk munden te kalojne asnje propozim ne komisionin e reformes. Ndryshimi i vetem qe u be per sistemin elektoral qe te jete proporcional rajonal, u arrit te votohej jashte ketij komisioni nepermjet konsensusit politik mes PD-PS.

Kreret e partive te vogla vazhdojne te mbajne inatin me partite e medha per ndryshimet kushtetuese, duke mos dhene garanci se do te marrin pjese ne komisionin e reformes zgjedhore. Kryetari i PDS-se, Paskal Milo, tha se reformen zgjedhore mund te vazhdoje ta kryeje Berisha-Rama pa ndihmen e partive te tjera. "Le te mblidhen ata po te duan, se nuk ka me kuptim. Ne do e shqyrtojme si ceshtje", tha Milo. Ndersa Neritan Ceka u shpreh se do te kerkoje shkarkimin si te Islamit dhe Rusmalit ne Kuvend, se ata nuk kane asnje merite per reformen zgjedhore. E vetem pas kesaj, sipas Cekes, te vegjlit do te mund te marrin pjese ne komisionin e reformes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›