E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia: Te votoje dhe mergata e vjeter

Partia Levizja e Legalitetit shtroi diten e djeshme edhe kerkesat e saj per sa i perket reformes zgjedhore dhe ndryshimeve qe priten te behen ne Kodin Zgjedhor, ne kuader te kesaj reforme. Keshtu, ne nje konference per shtyp, kreu i kesaj partie, Ekrem Spahia, deklaroi se kodi i ri zgjedhor fillimisht duhet te eliminoje fenomenin e Dushkut. "PLL kerkon zgjedhje te lira, te ndershme dhe me shanse te barabarta per te gjithe konkurruesit. Kodi i ri zgjedhor duhet te jape zgjidhje perfundimtare per disa probleme, fillimisht ai duhet te eliminoje fenomenin e Dushkut", deklaroi ne fjalen e tij kreu i PLL-se, Spahiu. Nga ana tjeter, kreu i PLL-se deklaroi se, per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme, qeveria duhet te beje pajisjen e qytetareve me karta identiteti dhe te krijoje nje regjister te sakte kombetar te votuesve. Nga ana tjeter, ne propozimet e saj per reformen elektorale, PLL kerkoi edhe numerimin elektronik te fleteve te votimit, si nje siguri me shume. Nje kerkese specifike nga kjo parti erdhi edhe per komisioneret zgjedhore, te cilet, sipas PLL-se, duhet te jene jopartiake. Nga ana tjeter, kreu i PLL-se, Spahiu, perseriti edhe kerkesen per krijimin e mundesise qe edhe mergata e vjeter dhe emigracioni aktual jashte Shqiperise te kene mundesine te votojne.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›