"S'kemi kompetenca te merremi me mjekun"
Drejtori i Qendres Spitalore Universitare te Tiranes, Mati Pepa, ka deklaruar dje se institucioni qe ai drejton nuk ka kompetenca qe te marre masa ndaj mjekut Xhevahir Hoxhallari. "Kjo nuk eshte nje ceshtje administrative dhe nuk kemi asnje kompetence qe te merremi me te. Jane specialistet e mjekesise, e me konkretisht ata te Institutit te Mjekesise Ligjore si dhe te Ministrise se Shendetesise qe do te merren me zbardhjen e ketij incidenti", deklaroi dje Pepa. Sipas tij, nje gje e tille do te ndodhe edhe per faktin se operacioni eshte kryer ne nje klinike private ne Pogradec dhe jo ne spitalet e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", drejtor i se cilit eshte. Kreu i QSUT-se, kujtoi edhe nje here se eshte pikerisht Ministria e Shendetesise ajo qe licencon dhe kontrollon kushtet e klinikave private, dhe qe ka per detyre te garantoje jeten e te gjithe pacienteve. Ne fakt mesohet se klinika e Hoxhallarit nuk ishte kontrolluar ndonjehere. Specialistet e Ministrise se Shendetesise nuk kishin asnje informacion ne lidhje me kete klinike. Ata thjesht hamendesuan se me siguri kur i eshte dhena licenca ketij mjeku per te hapur klinike ne Pogradec, ishin marre parasysh kriteret e parashikuara ne ligj. Ndersa, sipas disa deshmive nga qyteti i Pogradecit, mjeku Hoxhallari ka te pakten 10 vjet qe ka hapur kliniken e tij private dhe shumekush nuk e ve ne diskutim qe ai ka punuar i licencuar dhe si nje specialist. Pas nje specializimi jashte shtetit, mjeku Hoxhallari eshte terhequr nga puna e tij ne spitalin e Pogradecit dhe ka ushtruar profesionin kryesisht ne klinikat e tij private. Opinioni pogradecar ka shprehur vleresime te mira per punen e ketij mjeku, por nderkaq jane familjaret e vajzes 17-vjecare qe vdiq nje muaj pas operacionit te bajameve, ata qe pretendojne se nderhyrja e tij e pakujdesshme mjekesore i ka sjelle vdekjen vajzes 17-vjecare nga Maliqi. Nese vertetohet se ka ndodhur keshtu, atehere autoritetet shteterore duhet te reflektojne dhe te marrin masa urgjente per te kontrolluar klinikat private, qofte edhe te licencuara, ne menyre qe te shmangen ngjarje te tilla aq te renda.
Masat pas perfundimeve te ekspertizes
Drejtori i QSUT-se, Mati Pepa, deklaroi dje se vetem pasi te dale ekspertiza e specializuar, do te jene struktura si Ministria e Shendetesise apo Mjekesia Ligjore qe do te japin nje vendim nese me te vertete kemi te bejme me nje gabim nga ana e mjekut, apo vetem duket si i tille. Megjithate, sipas Pepes, edhe mjekesia me e perparuar boterore njeh gabime njerezore gjate nderhyrjeve kirurgjikale dhe ky nuk eshte nje rast qe ndodh vetem te ne.
Masat pas perfundimeve te ekspertizes
Drejtori i QSUT-se, Mati Pepa, deklaroi dje se vetem pasi te dale ekspertiza e specializuar, do te jene struktura si Ministria e Shendetesise apo Mjekesia Ligjore qe do te japin nje vendim nese me te vertete kemi te bejme me nje gabim nga ana e mjekut, apo vetem duket si i tille. Megjithate, sipas Pepes, edhe mjekesia me e perparuar boterore njeh gabime njerezore gjate nderhyrjeve kirurgjikale dhe ky nuk eshte nje rast qe ndodh vetem te ne.