Islami: Vetëpërjashtimi, thjesht metodë staliniste
“PS ka një statut dhe një rregullore dhe asnjë rast kur nuk thyhen vendimet e grupit, nuk parashikon përjashtime, nëse ky veprim do kryhej emërtimi i këtij veprimi, është i qartë se çfarë axhitimi do merrte. Nëse keni dëgjuar zëra të tillë më vjen keq se ato nuk përputhen me atë kontribut që kemi dhënë ne në këto 20 vjet për ta kthyer këtë parti nga komuniste, të Punës, të Internacionales Socialiste, një parti 8 vjet në pushtet, që e ka marrë vendin në ‘97 dhe e ka sjellë afër BE. Fjala vetëpërjashtim nuk ekziston në statut dhe rregullore, nëse duan të bëjnë përjashtime dhe të marrin etiketën e duhur. Asnjë nuk është naiv dhe nuk bëhemi të 5 naivë, që të japim kënaqësinë edhe për termin e shpikur, vetëpërjashtim. Më vjen keq që ajo kthehet në praktika të tejkaluara, të vjetra, nëse do na përjashtojnë kjo quhet metodë staliniste”, tha deputeti Kastriot Islami.