Ligji për akcizat, debat për akcizën e naftës
Akciza mbi naftën është bërë shkak për debat mes deputetëve dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Ky komision shqyrtoi dje ndryshimet e paraqitura nga qeveria në ligjin për akcizat. Deputetët e majtë nuk pranuan taksimin që parashikon ligji duke e quajtur atë akcizë specifike. Zëvendësministri i Financave, Florion Mima, tha se ndryshimet prekin gazoilin, për të cilin masa e akcizës, nga akcizë ad-valorem prej 75%, por me kufizim jo më shumë se 37 lekë për litër dhe jo më pak se 27 lekë për litër, bëhet akcizë specifike, vetëm 37 lekë për litër. "Ndryshimi për produktet e naftës diktohet nga fakti se sipas legjislacionit evropian, produktet e naftës taksohen me akcizë specifike dhe jo ad-valorem", - vlerësoi Mima, duke shtuar: "Në këtë kontekst, për të përafruar mënyrën e taksimit të këtyre produkteve, është ndryshuar mënyra e taksimit, duke e specifikuar masën e aplikimit të akcizës". Me çmimet ekzistuese në tregun botëror të karburanteve impakti në buxhet, nga rishikimi i masës së akcizës për vitin 2009, përllogaritet të jetë rreth 1.5 miliard lekë, efekt ky pozitiv. Sipas relacionit që shoqëron ligjin, ndryshimi për produktet e naftës diktohet nga diktohet nga fakti se legjislacionit të EU-së, produktet e naftë taksohen me akcizë specifike dhe jo ad-volorem. Në këtë kontekst, për të përafruar mënyrën e taksimit të këtyre produkteve, është ndryshuar mënyra e taksimit, duke specifikuar masën e aplikimit e akcizës.