E Hënë, 2 Nëntor 2026

Islami javën e ardhshme në Beograd

14/05/2005  Ministri i Punëve të Jashtme, Kastriot Islami, pritet të nisë gjatë javës së ardhshme një vizitë zyrtare në Beograd. Burimet kanë bërë të ditur se vizita është në kuadër të marrëdhënieve të mira që karakterizon të dy vendet. Ndërsa ftesa zyrtare ka ardhur pas vizitës që ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë ka zhvilluar në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ështrë miratuar dhe marrëveshja e bashkëpunimit mes të dy vendeve. Ndërsa gjatë vizitës së Islamit në Beograd pritet nënshkrimi i të tjera marrëveshjeve. Megjithatë, vizita e Islamit në Beograd pritet të sjellë reagime të ndryshme në arenën politike ndërkombëtare. Kjo dhe për vetë faktn se bashkëpunimi dhe stabiliteti mes vendeve të rajonit është cilësuar si kushti themelor për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian. Në dy vitet e fundit, krerët e lartë të të dy shteteve janë shprehur për marrëdhënie më të mira mes të dy vendeve, dhe pse janë dhënë mendime të ndryshme mbi çështjen e Kosovës. Madje, pas një sërë bisedimesh, është arritur dhe në nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes të dy qeverive. Drafti pritet të kalojë së shpejti për votim në parlament. Prej ekspertëve ndërkombëtarë është theksuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon një hap historik në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Megjithatë, vizita e Islamit duket se do të shënojë një tjetër pikë në marrëdhëniet e mira mes të dy shteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›