E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ruçi prezanton Dodën kandidat në Pukë

14/05/2005  Sekretari i Përgjithshëm i PSSH, Gramoz Ruçi, ka prezantuar dje zyrtarisht kandidatin e PSSH për deputet në zonën e Pukës, ministrin aktual të Industrisë dhe Energjetikës, Viktor Doda. Në sheshin qendror të qytetit, Ruçi ka shprehur garancinë e tij që kandidati i PS do të fitojë bindshëm në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, pasi ka qenë gjithnjë pranë banorëve të Pukës, ka sjellë investime të mëdha në këtë zonë, ka bërë gjithçka për këtë zonë dhe se projektet e nisura jo vetëm që duhet të përfundojnë, por edhe të shumëfishohen më tej. Ruçi është shprehur se këto investime vetëm duke votuar alternativën socialiste, vetëm duke votuar Viktor Dodën mund të vazhdojnë.

Nga ana e tij, kandidati i PS në zonën e Pukës, ka deklaruar para mijëra

simpatizantëve të mbledhur në sheshin qendror të Pukës si ka qenë dhe do të jetë

një nga ata, vetëm për t’i shërbyer Pukës. "Politika e përgjegjshme e qeverisjes socialiste në këto tetë vite ka bërë që Puka të përfshihet në zonat e vlerësuara të vendit. Ky interesim dhe përkujdes i qeverisjes socialiste në tërë këto vite bëri që Puka, nga një zonë e harruar dhe e lënë pas dore, nga një zonë, e cila ishte kthyer në një qendër e braktisjeve

masive, të kthehej në qendër e interesimit e jetesës normale. Gjatë qeverisjes socialiste, për herë të parë, Puka u pa si një zonë, në të cilën duhet të investohet për shfrytëzimin e të gjitha resurseve që ka kjo zonë", tha Doda. Sipas tij, në infrastrukturën rrugore qeveria shqiptare dhe donatorët e huaj kanë kryer investime të mëdha, të cilat janë shpërndarë në

mënyrë të drejtë në të gjithë zonën e Pukës. Doda shtoi se investimet në sektorin pyjor të zonës së Pukës gjatë këtyre viteve kanë qenë të mëdha, si nga buxheti i shtetit, ashtu edhe nga donacionet e huaja. "Këto investime kanë sjellë jo vetëm mbrojtjen e sistemit pyjor, por edhe ripërtëritjen e tij, sidomos në këto katër vitet e fundit", tha kandidati i PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›