E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo në Laç kërkon votën për kandatin e PD

15/06/2005  Në vijim të turit elektoral "Besoni, Shqipëria Ndryshohet", kryetari i Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo, prezantoi në Bulqizë kandidatin e kësaj partie për këtë qytet, Qerim Forgalin. Pollo u bëri thirrje elektoratit se vota më 3 korrik është mjaft e rëndësishme për fatet e shqiptarëve dhe të votojnë në maxhoritar Sali Shehun dhe në propocional Qerim Forgalin. “Sot në këtë shesh konfirmohet fitorja e koalicionit dhe faqja e re në datën 3 korrik. Por ju siguroj se këtë gjë e thotë Bulqiza, këtë gjë e tha dhe Peshkopia, të njëjtën gjë e thonë dhe qytete të tjera. Zonja e zotërinj, ndryshimi i madh duhet në radhë të parë për të gjithë ju këtu, për të gjithë ata që mendojmë e dëshirojnë si ju, por edhe për ata të tjerë që mendojnë ndryshe se Shqipëria nuk mund të jetë më Republika e bananeve dhe as një Republikë rushfeti. Ky nuk është faji jonë, është faji i atyre që sot janë në pushtet dhe përgjegjësia jonë është t´i largojmë më 3 korrik me votën tonë, me veglën e qytetarit të demokracisë nëpërmjet votimit për kandidatët tanë. Unë do t´ju lutesha që asnjë të mos mungojë më 3 korrik, sepse kjo votë është shumë e rëndësishme për fatet tona", tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›