E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami në LSI?Meta: Ne kemi statutin për këdo që aderon

Pas vendimit të një dite më parë të Kryesisë së PS-së për përjashtimin e Kastriot Islamit nga strukturat e kësaj partie ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të LSI-së Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat ai e cilësoi si një akt të shëmtuar dhe unik në llojin e tij pas 21-vitesh pluralizmi politik. Më tej Meta shtoi se nuk e beson që PS të marrë një vendim kaq radikal për një nga figurat kryesore dhe më me kontribut të kësaj partie.

I pyetur në lidhje me një rreshtim të mundshëm të Islamit në radhët e LSI-së, Meta la të kuptohet se nuk përjashtohet një fakt i tillë.

“Nuk besoj që Islami ka bërë ndonjë shkelje që të meritojë këtë vendim. Madje alternativën e tij politike e ka përqafuar vet lidershipi i PS-së. Nuk besoj se Islami do ti bashkohet LSI-së, megjithatë partia jonë ka statusin e saj për këdo që aderon të bëhet pjesë e saj”-tha ai.


Më tej ai shprehu shqetësimin rreth një inertsie bipartizane të dyshes PD-PS në lidhje me reformën zgjedhore. Megjithatë,shtoi Meta, “shpresojmë të kemi gjithëpërfshirje dhe konstruktivevitet”.


Ndërsa rreth kandidaturës së Nanos për President është mjaftuar me një vlerësim rreth figurës së tij duke theksuar se ka vlerat e tij si plolitikan përgjatë dy dekadave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›