E Hënë, 2 Nëntor 2026

Islami takon zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë, Antonione

14/05/2005  Ministri i Punëve të Jashtme, Kastriot Islami, priti në një takim pune delegacionin e Ministrisë së Jashtme italiane, të kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, senatorin Roberto Antonione. Gjatë takimit u evidentua stadi aktual i marrëdhënieve shumë të mira mes vendeve, si dhe u vu theksi te miqësia tradicionale, bashkëpunimi i ngushtë dhe partneriteti strategjik që karakterizon këto marrëdhënie. Ministri i Punëve të Jashtme, shprehu vlerësimin e tij për shtetin dhe qeverinë italiane për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e çmuar në forcimin e institucioneve, zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe në procesin e integrimit në strukturat Euroatlantike. Zëvendësministri italian i Punëve të Jashtme shprehu konsideratën e tij të lartë për progreset e vazhdueshme të bëra në Shqipëri. Në këtë kontekst, ai theksoi ndimën e pakursyer dhe të sinqertë që Italia i ka dhënë dhe do t’i japë Shqipërisë në përshpejtimin e procesit për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Duke u ndalur më konkretisht te përshpejtimi i integrimit në strukturat e BE, ministri Islami dhe senatori Antonione, bashkëndanë mendimin për thjeshtimin e lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë dhe procedurave për marrjen e vizave për kategoritë e arsimit, kulturës dhe biznesit. Palët ndanë mendimin se bashkëpunimi i ngushtë në organizmat ndërkombëtare si BE, NATO dhe OKB përbën një element të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u shprehën për thellimin dhe bashkërendimin e punës dhe qëndrimeve në të gjitha iniciativat me karakter rajonal dhe global.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›