S´bëjmë kompromis, as me Nanon, as me Berishën
14/05/2005 Kreu i LSI kundërshton mundësinë e bashkëpinimit në qeveri me kreun e PS apo të PD
"Ne jemi ndërtuar dhe funksionojmë, për të ndërtuar një të majtë pa monolope"
Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur poshtë mundësitë e bashkëpunimit me Nanon, apo me Berishën, pas përfundimit të zgjedhjeve. Ilir Meta ka theksuar dje se forca e tij synon të dalë forcë e parë qeverisëse, dhe se do të kërkojë bashkimin e së majtës, që do të punojë për zhvillimin e vendit. "E kemi bërë të qartë shpeshherë, se nuk kemi ndërmend të bëjmë asnjë kompromis, as me Nanon, as me Berishën. Për arsye të cilat nuk kanë nevojë për komente të mëtejshme. Ky është një vullnet i plotë, edhe i gjithë anëtarësisë sonë. Ne jemi të vendosur për rikonfigurimin e jetës politike në vend, në mënyrë që të kemi më në fund një politikë më konstruktive, një politikë, e cila prodhon e punon për të ardhmen, larg konfliktualitetit të këtyre dy forcave të vjetra politike. Njëkohësisht, ne jemi të vendosur për të bërë edhe rindërtimin dhe rikonfigurimin e së majtës, konform programit që jo vetëm kemi shpallur, por që mbrojmë dhe zhvillojmë çdo ditë, sipas atyre vlerave e parimeve, mbi të cilat ne jemi ndërtuar dhe funksionojmë, për të ndërtuar një të majtë pa monolope", tha Meta. Duke hedhur poshtë zërat se LSI do të tentojë të dalë forcë e tretë apo e katërt në votimet për parlamentin e ardhshëm, Meta tha: "Pas zgjedhjeve të 3 korrikut, unë dëshiroj edhe njëherë tjetër të shpreh besimin e motivimin e plotë, jo vetëm timin, por edhe të ekipit drejtues të LSI për të qenë fitues. Do të shikojmë rezultatin e zgjedhjeve. Në bazë të këtij rezultati, ne do të mbledhim forumet tona drejtuese, për të marrë vendimet më të drejta, në përputhje me programin, principet, interesat e vendit për t’u bashkuar me BE, për të luftuar seriozisht korrupsionin, për të shpërbërë monopolet, që janë drama më e madhe që po zhvillohet sot në këtë vend dhe në këtë shoqëri". Sipas tij, LSI nuk do të kompleksohet për t’u rreshtuar në njërin apo tjetrin krah. Nga ana tjetër, ai nuk ka harruar që të kundërshtojë sondazhet e zhvilluara së fundi për zgjedhjet e kësaj vere. "Pa anatemuar askënd, për sondazhet që janë bërë, bëjnë dhe do të bëjnë, mund t’ju them se ne jemi të imunizuar dhe të pakompleksuar ndaj efekteve që japin ato në jetën politike, sepse ne, me strategjitë dhe taktikat tona, së bashku me programin e qartë politik, me vizioni e ri, me moralin e ri, që ka sjellë dhe sjell çdo ditë kjo Lëvizje në politikën shqiptare dhe shoqërinë shqiptare, hyjmë të qetë dhe optimist në këto zgjedhje. Pasi me forcën e 100 kandidatëve tanë, shumica e të cilëve janë superiorë që tani, ndaj kandidatëve të dy partive të tjera, nuk bën gjë tjetër, por forcon shpresën e palëkundur të fitores sonë ndaj tyre, duke rikonfirmuar se fitorja në këto zgjedhje është një qëllim i palëkundur i LSI-së. Ky është edhe një vendim i Konventës së parë Kombëtare të LSI", tha kreu i LSI-së.
Meta fton elektoratin në sheshin "Skëndërbej"
Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka ftuar dje mbështetësit e tij të jenë pjesë e mitingut, që do të zhvillohet sot në sheshin "Skënderbej", në Tiranë.
"Besoj se mitingu, që do të zhvillohet në sheshin ”Skënderbej”, do të jetë preludi i asaj fitoreje që ne synojmë, dhe besojmë se do të arrihet më 3 korrik. Ne nuk besojmë se mitingjet, dhe politika e mitingjeve janë parametrat ku duhet të bazohemi, por padyshim që është një kërkesë prej kohësh e anëtarësisë dhe simpatizantëve tanë, sidomos të Kryeqytetit, për t’u bashkuar. Siç e dini, nuk ka shesh tjetër që mund t’i nxërë të gjithë anëtarët e simpatizantët tanë përveç sheshit ”Skënderbej”. Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm këtë shesh për të organizuar mitingun tonë. Përfitoj nga rasti për t’ju ftuar jo vetëm juve, që do ta ndiqni për ta pasqyruar këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe të gjithë qytetarët, të cilët besojnë te LSI, si një forcë e re, e cila kërkon të ndërtojë Shqipërinë e re, atë aspiratë që kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve", tha Meta.