Islamistët kryesojnë në Tunizi

Autoritetet përgjegjëse për procesin zgjedhor në Tunizi janë duke i numëruar votat e zgjedhjeve për asamble parlamentare.
Votimet u zhvilluan të dielën.
Rezultatet e para të stacioneve individuale që u transmetuan nga radiot lokale e vendosin Partinë Islamiste, Ennahda, në krye.
Sekretari gjeneral i Komisionit Zgjedhor, Bubker Betabet, tha se kanë votuar më shumë se 90 për qind e 4.1 milionë votuesve të regjistruar.
Radio Mozaiku FM publikoi rezultatet e qendrave të votimit, në shumicën e të cilave prin Ennahda.