Galliani ëndërron transferimin e Balotellit

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka pranuar se ëndërron transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli.
Ylli i ri italian iu bashkua Cityt nga Inter para pak më tepër se një viti por vazhdon të spekulohet me rikthim në Serie A, te Milan.
“Balotelli është pasion i madh i imi. Kush e di. Tani për tani mbetet pasion. Balotelli është një ëndërr”, tha Galliani për mediet italiane. Balotelli kaloi tri vite kontroverse në Inter.
Ai ishte kritikuar ashpër gjatë asaj kohe pasi veshi fanellën e Milanit gjatë një emisioni televiziv.