E Shtunë, 31 Tetor 2026

"SHBA nuk është armiku juaj"

Presidenti amerikan, Barak
Obama, ka zgjedhur ekra
nin e një televizioni satelitor
arab për t‘u përcjellë një mesazh
paqeje vendeve arabe në
emër të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë një interviste ai deklaroi
ndër të tjera: "Amerikanët nuk
janë armiqtë tuaj". Në intervistë
ritheksohej zotimi i Obamës për
marrëdhënie të mira me vendet
myslimane, marrëdhënie që
nuk kanë qenë aspak pozitive
gjatë administratës së kaluar.
Presidenti shprehu interesimin
e tij që të përfshihej direkt në
zgjidhjen e konfliktit të Lindjes
së Mesme dhe në këtë kuadër
pritet që i dërguari i posaçëm i
Presidentit amerikan për këtë
çështje, i sapoemëruari Xhorxh
Miçell, të arrijë në Egjipt në
kuadrin e një turi që do të vazhdojë
me Izraelin, Bregun Perëndimor,
Jordaninë, Turqinë dhe
Arabinë Saudite. Kështu deklaroi
Obama në kanalin me seli
në Dubai Al-Arabya, i cili është
në pronësinë e një biznesmeni
saudit. Obama tha se Shtetet e
Bashkuara kishin gabuar në të
shkuarën, por tani nuk kishte
arsye përse në marrëdhëniet
mes dy botëve të mos ekzistonte
ai respekt dhe partneritet që
kishte ekzistuar 20-30 vjet të shkuara.
Gjatë presidencës së tij,
Bush ka dhënë disa intervista në
stacionin e sipërpërmendur, por
luftërat e nisura prej tij në Irak
dhe Afganistan shkaktuan një
kundërshti shumë të madhe të
botës arabe e myslimane ndaj
Shteteve të Bashkuara. Po në të
njëjtin kanal ka dhënë disa herë
intervistë edhe ish-sekretarja
amerikane e Shtetit, Kondoleca
Rajs. Kanali televiziv konsiderohet
nga disa qarqe të Uashingtonit
si më i balancuar në mbulimin
e ngjarjeve të ndryshme në
krahasim me rivalin e financuar
nga Katari Al-Jazira. Obama bëri
thirrje për një epokë të re partneriteti
bazuar në "respektin
dhe interesin reciprok". Ai foli
për Indonezinë, vendin me popullsi
më të madhe islamike në
botë dhe madje përmendi se një
pjesë e madhe e të afërmve të tij
janë myslimanë. Presidenti i ri
tha se ndjente urgjencë për t‘u
përfshirë menjëherë në konfliktin
e Lindjes së Mesme. "Kam
udhëzuar të dërguarin e
posaçëm që të dialogojë me të
gjitha palët në konflikt dhe pas
kthimit të tij nga turneu i parë në
rajon do të ndërtojmë edhe
strategjinë vijuese". Obama rishprehu
zotimin ndaj Izraelit si një
aleat që ka të drejtë të mbrojë
veten, por theksoi se si izraelitët,
ashtu edhe palestinezët, duhet
të bëjnë zgjedhje të vështira.
"Unë besoj se është koha e duhur
për të dyja palët që të kuptojnë
se rruga që kanë nisur nuk
është ajo drejt paqes, begatisë
dhe sigurisë për të dy popujt".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›