E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Kadare “Darka e gabuar” në Festivalin e Dramës

Autori i Lajmit: Redaksia

"Darka e gabuar", libri i Ismail Kadaresë me regji të Fatos Haxhiraj, do të të jetë drama që do të përfaqësojë Teatrin Kombëtar në "Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës" në maj 2010. Festivali do të mbahet në datat 14-22 maj idhe do ti kushtohet dramaturgjisë kombëtare dhe në të, marrin pjesë trupa profesioniste nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Përzgjedhja
“Darka e gabuar” është roman i shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Është shkruar mes Malit të Robit (Durrës), Luganos së Zvicrës dhe Parisit gjatë verës dhe dimrit 2007-2008. Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një midis mister, është subjekti i romanit të Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht. Por, tashmë “Darka e gabuar” është edhe dramatizim i romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Ismail Kadare do të vijë si prodhim i TK-së për nder të Jubileut të 65-të të themelimit të këtij institucioni.
Ky përfaqësim i TK-së u mor nga bordi artistik drejtues i këtij institucioni, i përbërë nga Adriatik Kallulli, Agim Zajmi, Petrit Malaj, Artan Minarolli, Altin Basha, Genc Sharku dhe Kristaq Skrami. Nga 15 drama të autorëve si Teodor Laço, Pirro Mani, Arqile Nasho, Arben Iliazi, Ferdinad Hysi, S. Di Magio, Stefan Çapaliku, Ruzhdi Pulaha, Josif Papagjoni, etj. Vendimi për "Darkën e gabuar" nga ky bord drejtues erdhi me motivacionin se: "Kjo vepër u dallua për origjinalitetin, enigmën, thrillerin dhe gjuhën e përzgjedhur", thuhet në njoftimin për shtyp të Teatrit Kombëtar. Eventi do të zhvillohet në fund të muajit maj 2010 me pjesëmarrjen e trupave profesioniste nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
“Darka e gabuar”
Në këtë roman bëhet fjalë për ngjarjet në qytetin e Gjirokastrës nga pushtimi nazist, deri tek vdekja e Stalinit më 1953. Romani fillon me ardhjen e gjermanëve në Shqipëri, me çrast pararoja e tyre goditet në kufi nga partizanët, gjë që i zemëron gjermanët, të cilët vendosin ta hedhin qytetin në erë. Por, ata ndalin bombardimet, pasi shohin flamurin e bardhë që nuk dihet se kush e kishte ngritur. Mirëpo gjermanët dëshirojnë hakmarrje për goditjen e pararojës, prandaj mbledhin 80 njerëz që ti pushkatojnë. Në këtë kohë, koloneli gjerman i ngarkuar me detyrë për pushtimin e Shqipërisë, Fritz van Schwabe, kërkon mikun e tij të universitetit dr.Gurameton e Madh, me të cilin kishte kryer studimet. Gurametoja e fton në darkë, në shtëpinë e tij. Ndërsa koloneli van Schwabe është në darkë te Gurametoja, qytetarët e tmerruar që sapo ishin qetësuar nga bombardimet, nuk mund tiu besojnë veshëve. Ata ende ishin nën shok-un e bombardimeve, ndërsa degjojnë muzikë me zë të lartë, e cila vjen nga shtëpia e Gurametos. Mendimet e para janë se mos është çmendur fare doktori, që ta thërrasë armikun në darkë. Kështu, në qytet përplasen dy rryma: ata që e konsiderojnë Gurameton tradhëtar dhe ata që e përkrahin. Por, pa filluar thashethemet mirë, ndodh befasia tjetër: pengjet lirohen! Qytetarët nuk dinë se çfarë të thonë. Ndërsa lufta e vërtetë ishte zhvilluar brenda në mes Gurametos dhe kolonelit. Por çfarë u bisedua brenda, do të mbetej mister… Pas largimit të gjermanëve, vijnë komunistët dhe vendoset rendi i ri. Darka mbetet misterioze dhe e pashpjegueshme. Gurametoja arrestohet disa herë. Gurametos i thuren edhe këngë. Njëra ndër këngët ishte më misteriozja: Sipas këngës, Gurametoja kishte ftuar të vdekurin në darkë. Autori e përmend që në fillim të librit një tregim që iu tregohej fëmijëve për ti vënë në gjumë: Dikush detyrohet që ta ftojë një njeri rastësisht për darkë. Ai i jep të birit një ftesë, i cili duhet tia jepte më pas ndonjë kalimtari të rastit. Fëmijën e zë terri në rrugë dhe ai e hedh rastësisht ftesën në varreza. Ftesa bie mbi një varr. Dhe, në mbrëmje vjen në darkë, i vdekuri. Ndonëse autori e përmend rrëshqitazi këtë në tregim, ky ka lidhje të forta me romanin. Disa ditë para vdekjes së Stalinit, Gurametoja arrestohet dhe torturohet në Guvën e Shanisasë, në lidhje me darkën që e bëri para 10 viteve. Sqarohet një gjë: Personi që kishte qenë në darkën e Gurametos, nuk kishte qenë Fritzi, sepse ai kishte vdekur 3 muaj para darkës. Ai kishtë qenë një shok i tij. Së fundmi, Gurameton e pushkatojnë. Por gjatë rrugës për te vendi i ekzekutimit, Gurametoja përpiqet të thotë diçka kur kaloi pranë varrezave, mirëpo kjo zbulohet vetëm vite më vonë: siç duket ai deshi të thoshte që ai donte ta hiqte ftesën nga varri, ta hiqte ftesën për darkën, e cila e kishte marrë në qafë...
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›