Kongresi V i PPSH-së, Hoxha “harron” të lavdërojë Kinën
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Londër, 1 nëntor 1966 – Udhëheqësit e Partisë së Punës të Shqipërisë paralajmëruan Kinën e Kuqe se besnikëria e tyre ndaj Pekinit nuk duhet marrë si e mirëqenë. Fjalimi hapës gjatë Kongresit të Partisë së Punës të Shqipërisë, i mbajtur nga udhëheqësi i PPSH-së Enver Hoxha, nuk e përmendi “Revolucionin e Madh Kulturor” kinez sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), e cila transmetoi fragmente të fjalimit të Hoxhës. Pranimi i “Revolucionit Kulturor” është një kriter nga i cili Pekini gjykon aleatët e saj. Por përmendjet e fundit të “Revolucionit Kulturor” në fjalimet zyrtare shqiptare kanë qenë shumë të rralla këto muajt e fundit dhe, me sa duket, shmangia e lëvdatave për Rojet e Kuqe sugjeron se edhe udhëheqësit shqiptarë mund të kenë pakënaqësitë e tyre për atë se çfarë po ndodh në këto momente në Kinë. Shkalla e plotë e mosmarrëveshjeve të Shqipërisë me Kinën mund të bëhet e dukshme vetëm kur teksti i plotë i fjalimit të Hoxhës të bëhet publik (deri tani nuk ka ndodhur). Por nëse ai e përmendi “Revolucionin Kulturor” apo jo, fakti që agjencia zyrtare e lajmeve nuk e transmetoi atë gjatë përmbledhjes së fjalimit do të thotë shumë politikisht. Hoxha u vuri një theks të veçantë gjatë fjalimit krimeve të “revizionistëve” – një detyrë që shqiptarët kanë mësuar ta bëjnë shumë mirë. Ndërsa nga ana tjetër, denoncoi “aleancën e shenjtë” të Bashkimit Sovjetik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është detyrë e forcave revolucionare “që të bashkohen me popullin e Kinës dhe ta mbrojnë atë kundër sulmeve të imperialistëve dhe shërbëtorëve të tyre revizionistë”, - u shpreh Hoxha. Por se me çfarë çmimi ai nuk e tha. Udhëheqësi komunist shqiptar përshëndeti gjithashtu dhe provat bërthamore të Kinës. Ka pasur disa shenja që tregojnë se Shqipëria nuk është krejtësisht e kënaqur me shtrirjen e ndihmës ekonomike kineze dhe heshtjet domethënëse të Hoxhës mund të kenë si qëllim bërjen presion ndaj Pekinit duke përdorur një taktikë të re – luajtjen e rolit të një zemërgjeri që gjërat të kuptohen vetë. Kan Shen, një nga pak udhëheqësit kinezë që është bërë më i dukshëm gjatë luftës së tanishme të Pekinit, është delegati i Kinës në Kongresin e sivjetshëm të PPSH-së. Ai është ngritur në rangun më të lartë të Byrosë Politike Kineze dhe është sigurisht njeriu me autoritetin e duhur për ti ofruar Hoxhës një lloj marrëveshjeje që Shqipëria të përdorë një fjalor më zemërgjerë ndaj Kinës pasi Kongresi të ketë përfunduar. Delegatët e tjerë të pranishëm në kongres ishin të një rëndësie më të vogël. Të vetmet vende komuniste që ishin të pranishme këtu në Tiranë janë ato që e konsiderojnë veten “neutrale” në debatin e fundit kino-sovjetik (Rumania, Koreja e Veriut dhe Vietnami Verior). Por një nervozizëm i pashprehur me mjeshtëri nga Hoxha duket se vjen pikërisht prej kushteve të vështira ekonomike të vendit. Kjo mund të vërtetohet dhe nga masat e Partisë së Punës të marra më herët këtë vit. Shqipëria ka nisur një revolucion që mbështet masat. PPSH-ja bëri disa lëvizje që kishin ndërmend të afronin më shumë lidhjet mes Partisë dhe popullit. Çdo raport i njëpasnjëshëm nga Shqipëria ka prirjen të forcojë përshtypjen se Partia e Punës po kalon një nga periudhat më kritike dhe se një tronditje në Parti është e pashmangshme. Një aspekt ironik i këtij perceptimi është fakti që kjo krizë ka ardhur në vitin e përvjetorit të 25-të të themelimit të Partisë së Punës të Shqipërisë. Që nga pjesa e parë e fillimit të këtij viti, kur Komiteti Qendror i Partisë nisi të merrte një sërë masash të natyrës revolucionare, ka pasur një shpeshtim të shenjave që tregojnë një spastrim të mundshëm brenda radhëve në këtë bastion të fundit stalinist në Kontinentin Evropian. Megjithatë, një spastrim në këto momente është ende larg. Është e vështirë të besosh se në Shqipëri “njerëzit do merrnin një rol më aktiv në qeverisje”, ose me pak fjalë, do të ishin vetë pjesë e qeverisjes. Por një letër e dërguar disa javë më parë nga udhëheqja për të gjithë anëtarët e partisë, drejtuar gjithashtu edhe pjesëtarëve të forcave të armatosura,- diçka që nuk kishte ndodhur më parë dhe u zbulua jashtë Shqipërisë, - u referohet dekreteve të veçanta nga Komiteti Qendror i Partisë. Dy ditë pas fjalës së Hoxhës në Kongres, Mao mbajti një fjalim, në të cilin pohoi se Shqipëria ishte i vetmi shtet marksist-leninist në Evropë dhe se "çdo sulm ndaj Shqipërisë do të duhet më parë ti bëjë llogaritë me Republikën Popullore të Kinës”. Nëse imperialistët amerikanë, revizionistët modernë sovjetikë, apo ndonjë servil i tyre guxon të prekë Shqipërinë, ata do të pësojnë një disfatë të plotë, të turpshme dhe të paharrueshme. Me sa duket, me këtë lëvizje udhëheqësi komunist kinez ka dashur të reagojë menjëherë për të mos lënë vend për dyshime në marrëdhëniet mes aleatëve të largët. Edhe Hoxha nga ana e tij u përpoq që situata të mos precipitonte: “Shokë, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë, dy partitë tona dhe dy popujt tanë do të mbeten me siguri të bashkuar. Ata do të luftojnë së bashku dhe do të fitojnë së bashku”.
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010