Operacioni antidrogë Sarandë, kapet trafikanti me 700 kg drogë
Autori i Lajmit: Redaksia
Rreth 676 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga një aksion i antidrogës në gjirin e Bunecit. Droga do të trafikohej për në Greqi nga disa persona, një prej të cilëve është identifikuar dhe arrestuar transportuesi.
Trafiku u pikas nga pajisjet dixhitale që survejojnë ujërat detare. Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj konfirmoi dje paradite për medien se pajisjet dixhitale shumë moderne që janë instaluar së fundmi në survejimin e gjireve detare, ku është dyshuar gjithmonë se trafikohej drogë, pikasën një mjet të dyshimtë në det që ishte drejtuar nga toka.
Drejtori Hysni Burgaj
“Nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës, e pajisur me aparatura dixhitale mbrëmjen e së premtes dha rezultatin e parë. Në orët e vona prej saj, u bë i mundur identifikimi i një mjeti lundrues, skaf, i cili po tentonte të vinte nga ishujt në veri të Korfuzit në drejtim të brigjeve shqiptare”, tha drejtori, Hysni Burgaj, i cili shtoi se menjëherë u lajmërua policia e Sarandës, e Durrësit dhe ajo e Tiranës që në shpejtësi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Operacioni
Operacioni u finalizua me gjetjen e lëndës narkotike të bërë gati për trafik nëpërmjet detit. “Rreth orës 22.15, në vendin e quajtur plazhi i Bunecit, Sarandë, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth prej 676,25 kg lënde narkotike e llojit cannabis sattiva. Kjo sasi lëndë narkotike është gjetur e sistemuar në 18 çanta sportive në një automjet tip Benz furgon. Burgaj theksoi se automjeti i përket Kledjan Kokës, 31 vjeç, lindur në Progonat, Tepelenë e banues në Sarandë, i dënuar më parë në shtetin grek me 5 vjet burg për trafik të narkotikëve. “Makina drejtohej nga Kledjan Koka që është dënuar më parë me 5 vjet burg për trafikimin e lëndëve narkotike". Dyshohet se personi është larguar pasi është sinjalizuar për mbërritjen e policisë, por pas disa orë kërkimesh u arrestua në Piqeras të Sarandës. Me anë të Kokës, policia shpreson të zbardhë dhe emrat e të tjerë personave të implikuar në këtë trafik, që po zhvillohej në zonë nga toka në det. Gjatë këtij viti, policia e Sarandës ka bllokuar në territorin e saj administrativ mbi dy tonë lëndë narkotike dhe ka ndaluar 2 autorë.
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010