E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, rinisin reshjet e dëborës

 Brenda qytetit të Kukësit, trashësia e dëborës aktualisht është 40 centimetra, ndërsa në zonat me mbi 700 metra mbi nivelin e detit, trashësia e borës është mbi 1 metër. Temperaturat vazhdojnë të jenë nën zero, ndërsa sot regjistrohet temperatura më e ulët prej minus 9 gradësh.

Në segmentin e autostradës Morin–Kukës – tunel lëvizja e mjeteve kryhet pa zinxhirë, megjithëse ka ndërhyrje të vazhdueshme nga mjetet borëpastruese për ta mbajtur në gjendje normale rrugën.

Aksi rrugor Kukës–Qafë Shllak është i qarkullueshëm  në pjesën më të madhe pa zinxhirë. Në këtë segment rrugor  vazhdojnë punën 2 borëpasrtruese.  Në aksin rrugor Kukës -  Shishtaveci te bllokuar prej ditësh  është arritur zhbllokimi deri në qafën e Borjes, ose rreth 2 kilometra larg fshatit Shishstavec.  Në këtë aks rrugor punojnë 3 mjete borëpastruese, ndërsa trashësia e dëborës arrin në mbi 1. 2 metër.

Po ashtu, ende është i bllokuar aksi rrugor Krumë – Bajram Curri në afërsi të Qafë Luzhës ku erërat krijojnë edhe grumbuj dëbore. Aktualisht në rrethin e Kukësit janë të izoluar komunat e  Zapodit, Shishtavecit, Grykë Cajës, Kalisit, Surrojit  dhe Arrnit. Po ashtu, të izoluara janë edhe komunat e  Lekbibajt dhe Bytycit në rrethin e Tropojës.

“Tashmë veç mbajtjes hapur  të akseve rrugore që lidhin qytetin e Krumës me Kukësin dhe me Gjakovën, ka nisur puna për rihapjen e akseve të tjera të rrethit. Kështu është hapur rruga dhe ka dalë  nga izolimi komuna e Fajzave, ndërsa po punohet për rihapjen e rrugës që lidh komunën e Gjinajt me aksin kryesor rrugor, pasi ajo është e bllokuar”, bën  të ditur nënprefekti i Hasit, Ismet Jaku. /Start/

                                                                                             2012-02-10 10:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›