E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ismail Kadare e meriton çmimin Nobel”

• Nobelisti i vitit 2006, Orhan Pamuk, vjen në një rrëfim të parë për shqiptarët.Rudina XhungaNë një intervistë të gjatë për emisionin “Shqip”, nobelisti turk tregon çdo njohje që ka me Shqipërinë, tregon çdo detaj në lidhje me librat botuar në shqip, po aq uron që shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, të rrëmbejë po të njëjtin çmim, me të cilin është vlerësuar edhe vetë, Nobelin në Letërsi. Flet për personazhet shqiptare, Enver Hoxhën, apo edhe femrën shqiptare, si dashurinë e tij të parë në librin “Stambolli” dhe thotë se shqiptaret dashurojnë sa bukur po aq edhe fort. Flet për armiqësitë e dikurshme Turqi-Shqipëri dhe lidhjet e sotme. Ndërkaq nuk ngurron të shtojë gjithçka di për heroin tonë kombëtar, Skënderbeun.  Mirë se ju gjej në zyrën tuaj z.Pamuk. Do doja t’i shikoja si  kënaqësi këto orë në zyrën e një nobelisti, por më pengojnë detyrimet ndaj lexuesit tuaj dhe shikuesve të mi në Shqipëri. Si i bëhet të bashkosh kënaqësinë me detyrimin? Mund të them që ka përplasje mes punëve që bëjmë me dëshirë dhe atyre që na detyrojmë t’i bëjmë. Por ndonjëherë edhe punët që i kemi të detyruara duhet t’i bëjmë me dëshirë. Sepse ndryshe si do ia dilnim të shijonim jetën! Unë gjatë gjithë jetës sime kam dashur të bëhem shkrimtar dhe kur u bëra, shkrimtarin si punë e  kam bërë me dashuri. E shoh veten time si njeri me fat. Unë jam me fat, sepse kam arritur të bëj atë punë që e kam dashur gjithmonë. Unë duhet të prezantohem në fillim. Jam shqiptare, punoj në Top Channel, televizioni më i madh në Shqipëri. Atdheu im është i çuditshëm, por nuk i ndahem dot. Shtëpia ime është 1 orë e gjysmë larg shtëpisë suaj në Stamboll. Çfarë dini ju për shtëpinë time? Di që Shqipëria është një vend shumë i vogël. Di gjithashtu se edhe kultura juaj është shumë pranë sonës, ka ngjashmëri, ngjasim. Mund të them se edhe fjalorët e parë turqisht janë bërë nga disa shkrimtarë me orgjinë shqiptare. Figura të rëndësishme me origjinë shqiptare kanë ndikim të madh në kulturën moderne të  Turqisë. Nëse do vazhdoj të flas ende, do më ngjajë sikur kulturat e dy vendeve nuk mund t’i mendojnë veç e veç, por si vazhdimësi të njëra-tjetrës. Në të vërtetë, Shqipëria është një vend në mes të Evropës. Unë di rreth viteve të mbylljes në vetvete të Shqipërisë apo dhe për ngjarjet e rënda të disa viteve më parë. Madje, kam pasur shokë këtu në Turqi që janë ndikuar nga gjendja që kaloi Shqipëria para një dhjetëvjeçari. Disa prej këtyre çfarë përmenda, unë i kam shkruar edhe në librat e mi. Intelektualët turq e kanë ndjekur Shqipërinë gjatë periudhave të ndryshme. Tani e di që Shqipëria ka kaluar në një sistem demokratik, është një shtet që po forcohet, pasurohet. Shpresoj dhe dua që të vazhdojë me sukses në këtë rrugë.Po, te romani juaj “Libri i zi” ndeshesh me Enver Hoxhën dhe bektashizmin… Po, është e vërtetë. Në të gjithë fushat e jetës, qofshin këto sociale, politike apo dhe fetare, fshihet diçka. Është një shpirt, herë-herë në trajtë konsiparacionesh, që me kalimin e kohës formësohet ndryshe, apo merr tjetër trajtë. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar. Si te bektashizmi, teoria e Enverit apo Mao Ce Dunit, që në vetvete duken gjëra të ndryshme, por nëse sheh mirë brenda kupton se këto kanë disa pika të përbashkëta, që ndoshta me kalimin e kohës bëhen edhe publike. Për mua është e rëndësishme të arrish të gërmosh nëpër këto teori. Sipas meje, këto janë temat për të cilat mund të shkruash një libër apo roman.“Libri i zi”, ku ju i trajtoni këto tema nuk ka ardhur ende në shqip, uroj që “Skanderbeg books” ta sjellë shumë shpejt? Meqenëse jemi te shtëpia botuese, e dini që Skënderbeu është heroi ynë kombëtar dhe ai ka luftuar kundër turqve? Skënderbeu është heroi dhe luftëtari i të gjithë zonës. Është e vërtetë që kemi luftuar shumë ndaj njëri-tjetrit, por sa luftë po aq të përbashkëta kemi. Ndërkohë jam shumë i kënaqur nga shtëpia botuese në Shqipëri, shtëpia botuese ”Skanderbeg” ka bërë një pune mjaft të mirë dhe e di që falë kësaj pune unë njihem dhe lexohem edhe në Shqipëri. Sepse tani ka ardhur koha të mos luftojmë me njëri-tjetrin, por të lexojmë libra (qesh). Ky ishte thelbi i pyetjes, në fakt. Koha. Dikur heroi ynë luftonte kundër jush, tani shtëpia botuese që mban emrin e tij, boton librat tuaj… si ndryshojnë kohët...? Kulturat ndryshojnë. Njerëzit e tanishëm nuk ngjajnë me kulturat e kaluara, por me kulturën e tashme. Tani ne nuk kemi të njëjtën kulturë me atë të 150 viteve më parë, nuk mendoj se e kaluara dhe historia e hershme duhet të vazhdojnë të ndikojnë në jetën tonë aktuale. Historia të ndihmon të kesh një identitet kombëtar. Sistemet e arsimit i japin shumë rëndësi historisë, por ka diçka më të rëndësishme se historia. Po të shikosh tani, një shqiptar ngjason edhe me një turk, brazilian apo dhe kinez. Mënyra e njëjtë e jetesës që bëjnë njerëzit në mbarë botën, i bën të njësojtë. Mënyra si jetojnë njerëzit, tani në kohën kur flasim, për mua është më e rëndësishme se historia kombëtare e një vendi. Unë i përkas një brezi që kanë pritur për shumë vite që shkrimtari i tyre Ismail Kadare të merrte Nobelin. Ai ende nuk e ka marrë. Turqit e kanë pritur këtë dhe si e përjetuan kur ndodhi? Sa keq! Ismail Kadare është një shkrimtar mjaft i mirë dhe i njohur. Dua që ai të marrë këtë çmim, dua që të jetë i suksesshëm. Ne momentin që unë mora çmimin Nobel, pati një reagim politik nga mediat që nuk kanë të njëjtin mendim politik me mua, madje ata më hapën luftë jo vetëm mua, por edhe Suedisë. Por unë nuk dua të qëndroj shumë në këtë çështje. Megjithëse dua të them diçka që është e vërtetë. Çmimi Nobel që unë mora nuk u shndërrua në një festë kombëtare në Turqi. (qesh) D.m.th ju nuk e shijuat dot këtë çmim?Jo, unë e shijova. Për këtë jam i kënaqur. Cila është gjëja që keni më shumë zët?Si një shtetas turk, kam një gjë që më bezdis dhe që e shoh si një problem me të vërtetë të madh. Në këto kohë nuk më ka ndodhur më, por deri para disa vitesh e provoja dhe ishte poshtëruese. Të marrësh vizë për të shkuar në ndonjë vend të Evropës. Një shtetas turk nuk mund të marrë lehtësisht një vizë, sepse dyshojnë tek turku. Gjëja që e urren më shumë, që e zemëron shumë turkun është kërkimi i një vize. Mua më kanë ftuar disa herë në mbledhje të ndryshme, por më pas torturohesha për vizën dhe pastaj nuk shkoja fare në atë mbledhje. Por pas çmimit Nobel, unë nuk kam më problem për çështjen e vizave. (qesh) D.m.th fama është varaku që rregullon të gjitha problemet? Jo, tamam të gjitha. Nuk i rregullon dot të gjitha. Disa prej tyre i rregullon, ndërsa disa të tjera i zmadhon. Dua t’ju pyes për ngjashmëritë që kanë njerëzit, në Shqipëri,  Turqi, kudo? A kemi fate të ngjashme, komplekse, paranoja, dështime, lëndime të njëjta dhe aftësi për t’ia dalë njësoj? Kjo mënyrë vëzhgimi është në një mënyrë një lloj besimi, do më duhet të jap një përgjigje gjysmë fetare. Unë nuk jam një njeri besimtar, por kjo pyetje ka një shpjegim pjesërisht dhe fetar. Ju ose u besoni njerëzve, që do të thotë t’i besosh jetës, ose nuk i besoni njerëzve dhe mendoni se bota është e keqe. Por sa më shumë ta mendoni këtë gjë, aq më shumë keq i bëni dhe vetes tuaj. Unë zgjedh drejtësinë dhe mirësinë përpara dinakërisë. D.m.th e vlerësoj drejtësinë dhe mirësinë. Nuk i dua njerëzit që nuk kanë asnjë vlerë njerëzore, edhe pse ata mund të jenë të zgjuar. Jo,  zgjuarsia nuk është gjëja më e rëndësishme për mua. E rëndësishme është të bashkosh mirësinë me zgjuarsinë. Kjo është e vështirë. Interesante në letërsi është të kapësh pjesën djallëzore dhe ta  mirëkuptosh atë. Nuk duhet patjetër që shkrimtari të bëhet djallëzor. Duke menduar të gjitha këto, them se njerëzit ngjasojnë dhe nuk ka pse të mos e kuptojnë njëri-tjetrin. Pas letërsisë së madhe fshihet një besim që e vërteta njerëzore do të mirëkuptohet nga njerëzit e tjerë. Kjo është një mirësi. Nëse nuk do të ishte ky besim, nuk do ia vlente fare të shkruaje libra. Jeta jonë është kaq normale. A e bën më të bukur leximi i librave të mirë?Leximi i librave ma bën jetën më të lumtur, por librat e mirë nuk mund t’i gjesh dot gjithmonë, përgjatë gjithë kohës. Unë kam lexuar shumë libra të mirë, për të kuptuar të tjerët, për të kuptuar botën. Nëse të tjerët i kanë bërë një pasqyrim të mirë botës, një pasqyrim të zgjuar, atëherë edhe ne ashtu e shohim.  Bukuria për mua është bukuria që tregon letërsia dhe arti. Por kjo nuk mjafton. Duhet ta përdorësh me zgjuarsi atë që shikon, ta bësh të të shërbejë ty. Librat na hapin dyert e një bote të fshehtë, por jemi ne ata që pasi futemi brenda, duhet të dimë të kuptojmë dhe marrim prej këtij fati. Të dimë të ndryshojmë veten.  Kënaqësia që më japin shkrimet janë të mëdha, pasi bëj pikërisht këtë që jam duke ju treguar tani. Pikërisht kjo më ka tërhequr gjithmonë.  Dhe përfund një pyetje që ka shkaktuar shumë kuriozitet te shqiptarët. Pse është një shqiptar personazh i librit “Stambolli” si dashuria juaj e parë, vajza që i shkruat nëntë letra, shtatë ia futët në zarf dhe i nisët pesë, pa marrë kurrë përgjigje? Eshtë një shqiptare, sepse, mbase ngaqë kam dëgjuar që shqiptaret dashurojnë bukur, dashurojnë fort. Mbase, mund të jetë kjo. (qesh) (Marrë me shkurtime nga emisioni “Shqip”)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›