E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashinistët: Jemi gati për grevë urie

• DURRES – “Në hekurudhën shqiptare punojnë 2300 skllevër. Kjo situatë duhet të ndryshojë një orë e më parë, pasi në të kundërt qeveria do të përballet me grevën e tyre të urisë”.Fjalët janë të kryesindikalistit Osman Meta, i cili përmes një konference për shtyp dha alarmin e rrënimit total të hekurudhës shqiptare. Sindikata e Hekurudhave Shqiptare paralajmëron se muajt shkurt dhe mars do të jenë kohë protestash. Sipas tyre, ka ardhur momenti që t’i jepet fund njëherë e mirë kësaj gjendje mjerane ku është zhytur hekurudha. Kreu i kësaj sindikate, Osman Meta pohon se kërkesat janë të karakterit ekonomik dhe kanë në qendër rritjen e pagave për punonjësit si dhe përmirësimin e kushteve. Të ndodhur në prag reforme, sindikalistët i janë drejtuar Presidentit Bamir Topi me anë të një peticioni, ku akuzojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave dhe Ministrinë e Transportit, për indiferencë dhe qëndrim pasiv ndaj korrupsionit që ka pushtuar sektorin hekurudhor. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave, aktualisht rezultojnë të punësuar 2300 punonjës. Reforma që pritet të ndërmerret së shpejti do të hedhë në rrugë të paktën 800 punonjës të këtij sektori. Aktualisht paga minimale që merr një makinist apo një fatorino treni është 14 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa ajo maksimale është 18 mijë lekë. Duke e konsideruar hekurudhën si një front të vështirë pune, të barabartë me minierën, sindikalistët kërkojnë rritjen e menjëhershme të pagës, në masën 60%, sidomos tani kur ushqimet e shportës janë shtrenjtuar. Në të kundërt, ata kërcënojnë nisjen e protestave në të gjithë vendin, duke paralizuar në këtë mënyrë sistemin hekurudhor, si për lëvizjen e qytetarëve, ashtu dhe për atë të mallrave. Ky i fundit është më i rëndësishëm, duke transportuar mallra të ndryshëm brenda vendit, sidomos të industrisë së rëndë apo karburantit. Ndërkohë që trenat e pasagjerëve shënojnë shifra gjithmonë e më të ulëta të udhëtarëve për shkak të amortizimit total të hekurudhës shqiptare. Pak muaj më parë, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, premtoi blerjen e dy trenave modernë për linjën Durrës-Tiranë, por as kjo nuk është realizuar.       o.u2300 vetetë punësuar në Hekurudhën Shqiptare paralajmërojnë nisjen e protestave dhe grevës së urisë nëse nuk realizohet kërkesa e tyre për rritjen e pagës18 mijelekë është rroga më e lartë në radhët e punonjësve të Hekurudhës Shqiptare, ndonëse vetë sindikata e tyre e cilëson punën që kryejnë të vështirë si ajo në minierë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›