Nga marsi, maturantët vizita në universitete
• Një program i plotë pune është hartuar nga MASH, për të vënë në jetë nismën “Këshillimi i karrierës për maturantët”.ZIRINA LLAMBROMe objektiv, orientimin e tyre në zgjedhjen e duhur të shkollës së lartë, gjithçka do të realizohet në dy faza. Faza e parë, “Pedagogët në shkolla”, ka nisur tashmë. Kohëzgjatja përfshin muajt shkurt- mars kur do të prezantohen programet e studimit të fakulteteve në shkollat e mesme në shkallë republike. Me anë të bisedave prezantuese, materialeve orientuese të përgatitura nga secili fakultet, do të jepen ofertat e secilit dhe atë çka ofrohet. Shkollat e mesme do të krijojnë mundësinë që jo vetëm nxënësit maturantë, por edhe prindërit e tyre të ndjekin këto takime. Faza e dytë, “Maturantët në universitete”, do të përfshijë harkun kohor mars-maj. Në këtë periudhë, pas përfundimit të turit njohës të pedagogëve në shkolla, do të nisin vizitat e maturantëve në fakultete. Kjo me synim njohjen nga afër e mjediseve universitare, takim me pedagogë dhe studentë, apo vizita në laboratorë dhe mjedise të tjera. Fakultetet do të shpallin datat për “Ditët e gjimnazistëve në universitete”, të cilat organizohen 1 herë në dy javë për secilin prej tyre. Në bazë të datave të planifikuara nga fakultetet, drejtorët e shkollave organizojnë vizitat në fakultete. “Orientimi i atyre që përfundojnë shkollën e mesme apo profesionale dhe drejtohen drejt universiteteve, është diçka shumë e rëndësishme, që ka munguar dhe që patjetër duhet të konsiderohet si prioritet për mbarëvajtjen e procesit”, sqaron zyra e shtypit të MASH. Me nismën e re sipas këtij dikasteri, çdo maturant do të jetë i mirinformuar, çka do ta ndihmojë në zgjedhjen e tij. Fazat e programitFaza e parë“Profesorët në shkolla”Kohëzgjatja: Shkurt-mars 2008Synimi: Prezantim i programeve të studimit të fakulteteve në shkollat e mesme, në shkallë republike.Faza e dytë“Maturantët në universitete”Pas përfundimit të turit njohës të pedagogëve në shkolla, do të fillojnë vizitat e nxënësve të shkollave të mesme në fakultete.Periudha: Mars–maj 2008Synimi: Njohja nga afër e mjediseve universitare, takim me pedagogë dhe studentë. Vizita në laboratorë dhe mjedise të tjera.