E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana “shmang” takimin me Ari Hanin

• Sa më i famshëm të jesh, aq më shumë ndodhesh në qendër të vëmendjes, e kjo shpesh herë krijon edhe probleme.Jetmir Halilaj I tillë është rasti i Lorik Canës dje, i cili gabimisht nuk i ka hapur telefonin trajnerit të Kombëtares shqiptare, Ari Han, i cili ndodhej në Nisë për të parë nga afër mesfushorin 24-vjeçar. Trajneri holandez ka tentuar të komunikojë me futbollistin pas ndeshjes nëpërmjet celularit, por Cana nuk ia ka hapur telefonin për shkak se nuk e kishte pasur të regjistruar numrin e celularit të trajnerit dhe nuk e kishte njohur. Kjo e ka detyruar Hanin të kthehet në Holandë pa u takuar me mesfushorin dhe pa e përmbushur deri në fund misionin e tij. Ari Han pa nga afër ndeshjen Nisë-Marsejë, ku kjo e fundit fitoi me rezultatin e pastër 2-0. Ari Han ndodhej aty për të parë nga afër Lorik Canën dhe pas ndeshjes kishte programuar një takim me shqiptarin, i cili është kapiten i Marsejës. Ari Han i ka telefonuar Canës pas ndeshjes, por ky i fundit duke qenë se është mësuar se pas çdo ndeshje merr pafundësisht telefonata nga gazetarë apo të afërm të tij, ka vendosur të mos ia hapë telefonin numrave që nuk i njihte. Lojtari nuk e kishte regjistruar numrin e trajnerit të ri të Kombëtares dhe ka vendosur të mos e hapë telefonin. Në këtë mes ka gabuar edhe Federata, e cila nuk e kishte njoftuar fare futbollistin se do të vëzhgohej nga Han dhe se ky i fundit kishte planifikuar një takim me lojtarin. Me këto punë merret përgjegjësi i sektorit të garave, por një i tillë mungon në FSHF, pasi edhe dje Komiteti Ekzekutiv nuk emëroi asnjë në vendin e lënë bosh nga Besnik Çela prej 10 muajsh. Lorik Cana e ka mësuar ditën tjetër se në stadiumin e Nisës ka qenë i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares shqiptare dhe kur është njoftuar nga Shqipëria se ai madje edhe i kishte telefonuar pas ndeshjes, Cana është ndjerë në siklet. Ai menjëherë ka kërkuar numrin e trajnerit të Kombëtares me qëllim që të kontaktonte vetë me të dhe t’i sqaronte se bëhej fjalë vetëm për një keqkuptim. Axhenda e teknikut të Kombëtares Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Ari Han ka nisur një tur ku do të vëzhgojë nga afër të gjithë lojtarët që përbëjnë boshtin e përfaqësueses shqiptare. Ari Han ka vendosur të shikojë nga afër Erjon Bogdanin, Lorik Canën, Altin Lalën, Ervin Skelën, Edmond Kapllanin, Hamdi Salihin dhe Kristi Vangjelin. Trajneri i Kombëtares ka thënë se do të punojë maksimalisht edhe për rinovimin e skuadrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›