Ismail Kadare mbush 74 vjec
TIRANë- Neser me 28 Janar shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare mbush 74 vjec. Shkrimtari që u lind më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, autori i romaneve të konsideruara si legjendë në letërsinë shqipe si "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i përkthyer të paktën në tetë gjuhë të botës, "Muzgu i perendive të stepës", "Koncert në fund të dimrit", do të nderohej më 24 qershor të këtij viti me çmimin e madh spanjoll, Princi i Asturias për Letërsinë (Prince of Asturias Tashme shkrimtari gezon cmimin me te fundit qe ka marre nga fusha letrare, "Princi i Asturias".Në prag të ditëlindjes së tij të 74-t, Kadare, Anëtar i Akademinë Franceze ndër 12 anëtarë-shok të huaj të kësaj Akademie, anëtar i Akademisë së Berlinit, do ta kalojë këtë ditëlindje në Parisin e ftohtë. Kadare eshte gjtihashtu fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjoz në botën anglishtfolëse, Kadare tha pa mëdyshje se krahasuar me vendet e Ballkanit letërsia shqipe është absolutisht më e njohuar në Evropë. “Letërsia shqiptare, krahasuar me vendet e Ballkanit, është një nga letërsitë më të njohura në Evropë. Absolutisht po”, cilësoi Kadare, duke sjellë në vëmendje faktin se letërsia shqipe është tashmë e vlerësuar me dy çmimet më të njohura në botë, pas Nobelit, "Man Booker International Prize" dhe “Prince of Asturias Award for Letters”. Aktualisht vepra e Kadare është përkthyer në 40 gjuhë të huaja, duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi dhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin "Kronikë në gur" (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale, ndërkohë që probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela "Emblema e dikurshme" (1977), "Ura me tri harqe" (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani "Dimri i madh" (1977). Përgjithësisht, vepra e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj. (d.b/BalkanWeb)