Pirateria, ALBA tv vjedh sinjalin e NEWS 24 ne SHBA
TIRANE- Pirateria eshte nje fenomen qe vazhdonte rrezikoje televizionet shqiptare. Madje eshte shtrire dhe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Prej me shume se nje viti agjensia ALBA TV vjedh sinjalin e televizionit NEWS 24 dhe ua shet ate shqiptareve qe banojne SHBA permes rrjetit kabllor. Per te mesuar te rejat me te fundit se cfare ndodh ne vendin e tyre shqiptaret e Amerikes jane duke paguar nje sherbim te vjedhur. ALBA tv ka nenshkruar nje marreveshje kater vjet me pare me televizionit NEWS 24 per te beret e mundur realizimin e ketij sherbimi. Por kjo kontrate nuk eshte realizuar ne asnje pike te saj nga ALBA tv. Perfaqesuesit e kesaj firme fantazme kane shmangur cdo kontakt zyrtar dhe jozyrtar. Ne keto rrethana televizioni NEWS 24 eshte i detyruar t'i drejtohet drejtesise per ti dhene fund kesaj vjedhjeje. NEWS 24 siguron shqiptaret qe banojne ne SHBA se sinjalin e ketij televizionit do e shikojne permes nje sherbimi me cilesor, sigurisht te ngritur jo mbi vjedhje. Gjithashtu NEWS 24 paralajmeron pronaret e agjensise ALBA tv se nese nuk heqin dore nga kjo vjedhje do vazhdoje denoncimin e saj me nje fushate ne te gjitha mediat e kompanise ku ben pjese televizioni NEWS 24.(s.g/BalkanWeb)