E Diel, 1 Nëntor 2026

Isufi e Hoxha, ambasadoret e reja në Hungari dhe Çeki



Komisioni i Jashtëm shqyrtoi dje dy kandidatura të reja për ambasadorë të Republikës së Shqipërisë. Kështu, deputetët janë njohur nga afër me dy kandidaturat e reja për ambasadore. Mira Hoxha dhe Edlira Isufi do të jenë ambasadoret më të reja shqiptare. Isufi mori miratimin e deputetëve të të dyja palëve për të qenë ambasadorja shqiptare në Republikën e çekisë. Ajo në të njëjtën kohë do të jetë rezidente edhe për Sllovakinë. Përpara deputetëve Edlira Isufi foli për prioritet e punës së saj si dhe për dimensionin e marrëdhënieve të Shqipërisë dhe vendeve të Europës Qendrore, çekisë e Sllovakisë. Ajo u mbështet edhe nga Ministria e Jashtme, që në komision kishte si përfaqësues zëvendësministrin e Jashtëm, Selim Belortaja. Zëvendësministri mbrojti kandidaturën e Isufit për të qenë ambasadore. Nga ana tjetër, ditën e hënë do të zhvillohet seanca dëgjimore me kandidaten tjetër për ambasadore, Mira Hoxha. Ajo do të jetë ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Hungari. Seanca u shty me kërkesë të deputetëve të opozitës, pasi ata zhvilluan mbledhjen e Grupit Parlamentar në mesditë. Deputetët e të dyja palëve mbështetën kandidaturat e reja për shërbimin diplomatik. Këto kandidatura do t’i dërgohen Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për t’u dekretuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›