E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arta Dade - “Pranojmë draftin e BE për krizën”



Socialistet kanë pranuar draftin e propozuar nga ndërkombëtarët, konfirmon Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade. “Ne jemi dakord me draftin, i cili ka qenë në duart e politikës, por edhe në duart e ekspertëve respektivë të cilët kanë punuar, janë takuar disa herë dhe që përfaqësojnë PD dhe PS. Ne kemi ardhur tani në një limit, i cili është i përputhshëm edhe në opsionet që ofrojnë vetë Bashkimi Europian dhe partneret tanë euroatlantike të mbështetur dhe nga SHBA, dhe i takon Sali Berishës që të japë OK, dhe të mos i çojë gjërat përtej caqeve”, tha Arta Dade, sekretare për marrëdhëniet me jashtë në PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›