E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Plotësuam kriteret për vizat, opozita s’dha kontribut



Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Jashtëm, Ilir Meta, deklaroi se vendi ka plotësuar kriteret e fundit për liberalizimin e vizave. Pas takimit të ministrave të Jashtëm të Nismës së Europës Qendrore në Budva, Meta tha se ka një mbështetje të vendeve të BE-së për liberalizimin e vizave me shqiptarët, veçanërisht të Italisë e Austrisë. “Ishte një konfirmim i atij vullneti të qartë që ka bërë Bashkimi Europian për përpjekjet integruese të Shqipërisë, duke u mbështetur në rezultate konkrete, që vendi ynë ka arritur si në plotësimin e të gjitha kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ashtu edhe në drejtim të përgjigjes që i është bërë pyetësorit të dorëzuar nga ana e Komisionit Europian deri tani”, tha Meta. I pyetur nga mediat në lidhje me deklaratat e opozitës, zëvendëskryeministri tha se opozita “ka gati një vit që opozita nuk ka votuar për asnjë ligj, nuk ka dhënë asnjë kontribut për asnjë nga kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›