Dita Kombëtare e Rinisë, kujtohet lëvizja studentore e dhjetorit 90
Tiranë- Dita Ndërkombëtare e Rinisisë festohet sot në të gjithë Republikën e Shqipërisë. 21 vjet më parë studentë dhe padagogë të Universitetit të Tiranës u bashkuan për rrëzimin e sistemit diktatorial dhe futjen e vendit në një rrugë të re atë të Demokracisë.
Me 8 Dhjetor 1990 studentët e UT-së vendosen të bojkotonin mesimin dhe të protestojnë kundra regjimit komunist. Së pari protestat u bënë kundër ndërprerjes së energjisë elektrike, kushteve të keqia në konvikte e shkolla dhe vështirësive ekonomike që po kalonte Shqiperia.
Kjo datë perkon njëherash edhe krijimin e Partisë Demokratike, me 8 Dhjetor 1990, kur studentët e Universitetit të Tiranës formuan Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udhëheqësit kryesorë të së cilë sishin Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Aleksandër Meksi dhe Gramoz Pashko. Partia e sapokrijuar bazohej në idealet e “Demokracisë, Lirisë, Pluralizmit dhe Tregut të Lirë”.
Pas shumë protestave një grup studentësh, të kryesuar nga Azem Hajdari, iu drejtuan me 11 Dhjetor 1990 Pallatit te Brigadave ku priteshin në takim nga Presidenti i vendit, Ramiz Alia. I cili duke parë që studentëve u ishin bashkuar edhe shumë, kuptoi që pushteti nuk kishte më fuqine t’i bënte ballë Lëvizjes për Demokraci. Kështu që Alia pranoi pa kushte Pluralizmin Politik në Republikën e Shqiperisë.
Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur 8 dhjetorin si Ditën Kombëtare të Rinisë, pasi ka qënë rinia shqiptare ajo që me sloganët E duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe Liri, Demokraciqë u bë iniciatore e rrëzimit të komunizmit 50-vjeçar në vend. Ditën e sotme priten të mbahen një sërë aktivitetësh në përkujtim të kësaj ditë të shenuar për demokracinë dhe pluralizmin shqiptar.
Shkrime të tjera me interes: