Itali-14 vendime per 'Banden e Lushnjes', Dondollaku 10 vjet burg
Është dënuar me 10 vjet burg krahu i djathtë i Aldo Bares, Enver Dondollaku, në vendin fqinj, në Itali. Ka qenë gjykata e Apelit ajo që ka marrë këtë vendim, pasi Dondollaku anëtar i bandës së Lushnjes, përveç akuzave për vrasje që rëndojnë mbi të në Shqipëri, ai akuzohet për trafik droge.
Banda e Lushnjes është kapur me 319 kg heroinë, gjithashtu iu sekuestruan edhe 2 kg kokainë. Gjykata e Apelit ka dhënë 14 vendime për të gjithë bandën. Ndërkohë që shteti fqinj Italia pret ekstradimin e Aldo Bares nga Turqia, pasi për të ende nuk është dhënë asnjë vendim.
Aldo Bare dhe Enver Dondollaku, sipas dosjes së dorëzuar për gjykim pranë togave të zeza, akuzohen për "vrasjen me paramendim" të Genci Kasharit, Artur Dajës, Xhevat Demirit, Nimet Zenelit, Masar Aliut, Idajet Beqirit; "vrasjen me paramendim", të ngelur në tentative ndaj Gramoz Selmanit dhe Masar Aliut; "shkatërrimit të pronës me zjarr" të banesës së Shkëlqim Haxhiut; "organizimit, financimit dhe drejtimit të organizatës kriminale