Pyjet në Shqipëri, debate mes specialistëve
Specialistët dhe ministri i Mjedisit ndajnë mendime të ndryshme për gjendjen e pyjeve në Shqipëri.
Specialistët deklarojnë se gjendja e pyjeve dhe e tokës në të gjithë vendin është në gjendje kritike. Zëvendësrektori i universitetit Bujqësor Velesin Peculi ka kërkuar që të vendoset një moratorium 5-vjeçar për ndalimin e prerjes së pyjeve por edhe të rinovimit të licencave të firmave që merren me biznesin e drurit. Të ndërpritet përdorimi i pyllit për industri, të ndalohen licencat- u shpreh Peculi.
Por ministri i Mjedisit Lufter Xhuveli mendon të kundërtën. Ai thotë se pyllëzimi këtë vit ka qenë një sukses i vërtetë. Janë pakësuar shfrytëzimet e pyjeve pa kriter, po rriten pyjëzimet dhe për herë të parë Shqipëria ka mbjellë në vitin 2007, 1 milion fidanë pyjore- ka pohuar Xhuveli. Ndryshimet klimaterike kanë sjellë rritje të erozionit por edhe pakësim të ujërave, çka kërcënon gjthë planetin tokë.
Specialistët e tokës shprehen se një tjetër problem është ndërtimi në tokat bujqësore, që vitet e fundit është rritur ndjeshëm.