E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi merr sot zyrtarisht celesat e kombetares

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Amando Duka do te prezantoje paraditen e sotme ne ambientet e FSHF-se trajnerin e ri te kombetares shqiptare italianin Xhani de Biazi

Nga sot kombetarja e futbollit te Shqiperise behet zyrtarisht me trajner. Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Amando Duka do te prezantoje paraditen e sotme ne ambientet e FSHF-se trajnerin e ri te kombetares shqiptare italianin Xhani de Biazi i cili do te drejtoje ekipin tone gjate dy viteve te ardhshme. De Biazi do te perfitoje 200 mije euro nga kontrata e nenshkruar me kombetaren tone te futbollit. Trajneri italian vjen ne krye te kuqezinjve me objektiva te qarta te cilat jane minimumi vendi i trete. Pavaresisht se Shqiperia gjendet ne nje grup jo te lehte por dhe as te pamundur per te enderruar finalet e Boterorit Brazil 2014. Italiani vjen mbas nje eksperience te gjate me klubet ku me se shumti ka drejtuar ekipet mesatare ne Itali si Modena Breshia Torino dhe Udineze. 55-vjecari ka fituar garen me bashkekombesit e tij Mario Bereta dhe Benito Karbone te cilet vleresoheshin si kandidate potenciale per te marre drejtimin e Shqiperise. De Biazi do te jete trajneri i dyte italian qe merr drejtimin e kombetares shqiptare pasi i pari ishte Dosena. Shqiperia eshte pjese e Grupit E bashke me Norvegjine Sllovenine Zvicren Qipron dhe Islanden. Ekipi kuqezi deri se fundmi ishte drejtuar nga trajneri kroat Josip Kuzhe i cili dha doreheqjen nga ky post ne tetor. Vete italiani De Biazi duke pare grupin e Shqiperise ne keto eliminatore ka theksuar se asgje nuk eshte e pamundur dhe se synimi i Shqiperise do te jete fitorja me te gjitha ekipet. Sipas tij te pakten ne ndeshjet qe do te luajme ne fushen tone nuk duhet te leme pike dhe sa per pozicionin qe do te zere ne fund Shqiperia ato jane llogari qe do te behen rruges. Akoma eshte heret per te folur per objektiva te qarta se cfare vendi synojme te zeme ne grup por di te them qe asnje nga ekipet ne grupin tone nuk e ka te sigurt kualifikimin. Mendoj qe me pare ne duhet te formojme nje grup solid dhe me pas te shohim se ku do te arrijme. Per italianin sfida e pare do te jete ne shtatorin e vitit te ardhshem dhe te shpresojme qe kete here nje trajner i huaj dhe me eksperience te dije te sjelle nje fryme te re futbolli dhe me shume shprese per ekipin tone kombetar. Vete presidenti i FSHF-se Duka theksoi pas zgjedhjes se Xhani de Biazit si trajneri i kombetares tone te futbollit ishte emri me i mire nga te gjithe kandidatet e tjere.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›