E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 70 vjet burg për vrasjen e shqiptarit

 ITALI – Një gjykatë italiane për Krimet të Rënda dënoi të premten me më tepër se 70 vjet burg tre shqiptarë të gjetur fajtorë në vrasjen e shqiptarit Benard Kozaria në 12 tetor të vitit 2007. Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë elektronike të lajmeve të vendit fqinj. Referuar burimeve, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Masimo Gerace, pas 10 orësh në dhomë e këshillimit ka dhënë verdiktin përfundimtar me dënime të rënda për tre shqiptarët. Dënimi më i rëndë i është dhënë të pandehurit Elton Xhoxhi, 26 vjeç, shok i Kozarias, i thirrur “Toni” me 26 vjet e një muaj burg. Për të pandehurin Elton Gjahtari, 22 vjeç, që ndodhet në arrati, gjykata vendosi 25 vjet e 4 muaj burg. Bëhet e ditur se për Xhoxhin dhe Gjahtarin prokuroria kishte kërkuar dënim me burgim të përjetshëm. Ndërsa i pandehuri Julian çela, që drejtonte një nga makinat në të cilat shkuan agresorët në vendin e krimit, u dënua me 18 vjet heqje lirie.  Ndërkohë me një vit burg u dënua Sajmir Gripshi, pasi akuzohet se ka favorizuar largimin e të kërkuarit Bledar Shallufi, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në një proces të veçuar nga Gjykata e Viçencës. Gjithashtu gjykata vendosi lirimin e Albion Hasanajt dhe Julius Gripshit, të dy të akuzuar për favorizim të largimit të të kërkuarve. Për Hasanajn prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 3 vjet e gjysmë burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›