E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat biometrike, procedurat e reja të pajisjes me dokumentin

 TIRANE – Të gjithë personat që duan të pajisen me pasaporta biometrike duhet t’i nënshtrohen disa procedurave të reja të vendosura nga Ministria e Brendshme dhe policia e shtetit. Formalitetet e reja kanë të bëjnë kryesisht me pasaportat e vjetra që kanë në përdorim ata qytetarë që kërkojnë pajisjen me dokument biometrik. Ndryshimet në procedurë janë bërë me qëllim rritjen e sigurisë së procesit si dhe organizimin e aplikimeve në një mënyrë e cila është edhe më e sigurt për qytetarët. Ministria e Brendshme tha dje se procesi i pajisjes me pasaporta biometrike po ecën me ritme të larta. Sipas Ministrisë, deri dje, në të gjithë vendin kanë aplikuar gjithsej 475 mijë qytetarë. Zëdhënësi i Ministrisë, Fatmir Konja pohoi se “procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike vijon me ritme të shpejta dhe treguesit e tij kanë tejkaluar tashmë edhe parashikimet më optimiste”. Sipas Ministrisë, deri ditën e djeshme, datë 5 shkurt 2010, sipas të dhënave nga kompania “Aleat”, numërohen rreth 475 mijë aplikime për pasaporta biometrike. Pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike bëhet në kushte të rrepta sigurie dhe me praninë e punonjësve të policisë të cilët verifikojnë dorëzimin e pasaportës së vjetër. Sipas ministrisë, e gjithë procedura e pajisjes me pasaportë biometrike, kryhet mbi rregulla të forta sigurie që nga momenti i aplikimit deri në marrjen në dorëzim të pasaportës nga shtetasi.“Ministria e Brendshme dëshiron t’i bëjë të ditur të gjithë qytetarëve se për të marrë në dorëzim pasaportën biometrike për të cilën kanë aplikuar, duhet të paraqiten më parë tek punonjësi i policisë, i cili ndodhet në të njëjtin ambient me zyrat e “Aleat” që shpërndajnë pasaportat biometrike”, tha zëdhënësi Konja. Ai shpjegoi më pas veprimet që duhet të kryejnë qytetarët nga momenti i aplikimit deri tek marrja në dorëzim e dokumentit të ri. Ministria bëri të ditur se qytetarët do të mund të tërheqin pasaportën e re, në zyrat e kompanisë “Aleat” vetëm duke paraqitur ose pasaportën e vjetër të bërë të pavlefshme nga punonjësi i policisë. Në rast të kundërt, qytetarët duhet të paraqesin vërtetimin që nuk ka qenë të pajisur më parë me pasaportë, ose vërtetimin se pasaporta i ka humbur, i është vjedhur apo dëmtuar. Në rastin e parë nëpunësi i “Aleat” verifikon pasaportën e bërë të pavlefshme dhe ia dorëzon përsëri shtetasit ose administron vërtetimin sipas rastit të sipërpërmendur, dhe më tej vijon me procedurën e dhënies së pasaportës së re biometrike për shtetasin.   tr.soVeprimet që duhet të kryeni-Në rast se shtetasi zotëron pasaportë të tipit të vjetër, punonjësi i policisë e bën atë të pavlefshme, duke i shpuar dy vrima në kapak pa dëmtuar vizën, lejen e qëndrimit apo shënime të tjera që mund të ndodhen në pasaportë dhe më pas ia dorëzon shtetasit.-Në rast se shtetasi nuk ka qenë i pajisur me pasaportë të tipit të vjetër, punonjësi i policisë pas verifikimit në sistem, i lëshon vërtetimin përkatës.-Në rast se shtetasi rezulton në sistem i pajisur me pasaportë të tipit të vjetër dhe sqaron se nuk e ka pasaportën, për arsye se i ka humbur, i është vjedhur apo dëmtuar, shtetasi drejtohet për të deklaruar këtë tek komisariati i policisë që e ka lëshuar atë pasaportë. Aty pajiset me vërtetimin përkatës nga specialistët e policimit në komunitet pasi lëshon një deklaratë me shkrim lidhur me çfarë i ka ndodhur me pasaportën e tipit të vjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›