Dinamo, e pandalshme, fiton edhe në Ersekë
Dinamo është e pandalshme. Dje blutë e kryeqytetit kanë arritur një tjetër fitore në transfertë, në një fushë mjaft të vështirë si ajo e Gramozit të Ersekës. Por Dinamo ka arritur të gjejë golin në minutat shtesë me anë të Timpanaros, argjentinasit i ardhur vetëm në merkaton e janarit te kjo skuadër. Nga ana tjetër për Gramozin ka debutuar serbi Semir Haxhibuliç i ardhur nga Apolonia. Me këtë fitore Dinamo arrin në kuotën e 51 pikëve, 15 më shumë se Besa e vendit të dytë dhe titulli duket gjithnjë e më afër për blutë e çim Muçës. Ndërsa Gramozi vazhdon të vuaj në fund të tabelës, në vendin e parafundit me 18 pikë.