Postieri troket vetëm një herë
Andis Harasani
Në këto ditë të nxehta të fushatës, shpesh zemra të bëhet akull! Zemra bëhet akull dhe jo vetëm nga të qeshurit, edhe pse humori buron nga tribunat politike, nga studiot e debateve politike, nga mënyra e të bërit politikë për pjesën apolitike të vendit dhe nga gjithçka tjetër që qytetari i thjeshtë pret të ndryshojë për të nga politika. Si socialist e si qytetar besoj se PS-ja, të paktën një gjë, deri më tani, nuk e ka thënë ende: që do të bëjë të pamundurën për t’i hequr politikës shqiptare sensin e humorizmit, sensin e gallatës dhe kllounorisë së shumë e shumë individëve që janë kacavjerrë me mish e shpirt në profesionin më të vështirë të botës, por njëkohësisht dhe më të përfolurin. Kohët kanë ndryshuar, por djathtas nesh, shohim po ato fytyra, po atë stil lypjeje të votës, që po të bëhej për qindarka buke në trotuar, me siguri do të linte pa ngrënë cilindo fakir të uritur.
Nga t’ia nisësh në fillim? Në këtë vend ku absurdi shtyp racionalen, ku militanti bën akademikun, ku drejtuesi i kërkon vartësit t’i ndezë kompjuterin dhe t’i instalojë lojëra me letra, ku kryemilitanti demokrat, tanimë edhe pak ditë kryeministër, ka prodhuar një kasetë audio dhe video që e shpërndan në çdo studio televizive duke e shitur për debat, ku është nisur me shkripëzimin e ujit në 2006 dhe po e mbaron me sqarimin e centralit bërthamor që ishte ide, por jo nisje për veprim, është vështirë të gjesh përjashtimin që do të përforconte rregullin. Dhe “Kryepostieri” ynë demokrat, po troket për herën e katërmbëdhjetë (në mos gaboj, kaq fushata elektorale janë bërë deri më tani) në derën e çdo shqiptari për t’i marrë të vetmen pronë që ai gëzon me Kushtetutë: votën.
Meqenëse ra fjala tek Kryepostieri, shumëkush ka parë se, këto ditë, posta e nderuar shqiptare, një nga aktorët kryesorë të procesit të pajisjes me karta të votuesit shqiptarë, ka sponsorizuar dhe ka prodhuar një këngë që i këndon vetvetes. Më parë akoma, boton dhe një gazetë që nuk dihet ku shkon dhe për çfarë shërben. Tek posta ka funksionuar i njëjti mekanizëm; një militant që drejton specialistët. Dhe postierët vazhdojnë të trokasin në derën tonë. Herë pas here na sjellin dhe faturat e KESH-it apo të ujësjellësit, herë-herë edhe këtë gjë nuk e bëjnë. Dhe meqenëse përmendëm militantët, i njëjti mekanizëm zgjedhjeje drejtuesish, ka ndodhur, fjala vjen për të shumtën herë, edhe me KESH-in, që drejtohej në fillim nga një drejtues që fliste shqip me vështirësi, që tani bën sikur drejtohet nga pasardhësi i tij. Ky i fundit ka humbur rregullisht të gjitha betejat në të cilat është nisur: donte të zgjidhte krizën energjetike, i mori të keqen asaj dhe na i dha të gjithëve, e mori me fitim kompaninë dhe e nxori me kurajo me humbje të thellë çdo vit, tentoi të marrë drejtimin e PD-së së Tiranës, por e humbi thellë dhe mbi të gjitha, konkurron për deputet në një thellësi të tillë të listës, sa ia vlen të mos e përmendë më një fakt të tillë as për CV. Të paktën të kishte dhënë dorëheqjen nga detyra. Por natyrisht që kjo është e pamundur: një militant nuk dorëzohet! E di dhe vetë, postieri nuk do t’i trokiste dy herë në derë...
Shembujt janë të pafundmë dhe secili prej tyre, mund të ngrejë një pyetje që herë me trishtim, herë me pesimizmin e një nate terri në dimër, e herë me naivitetin e optimistit që pretendon se dhe ditët me diell në Shqipëri vijnë falë atij vetë, pra, çdo shembull që mund të sillet, nuk lejon një përgjigje të marrë në këmbë: pse nuk është bërë deri më tani Shqipëria? Pse ky vend nuk ka mundur të arrijë një normalitet të thjeshtë, pse nuk ka mundur deri më tani të sigurojë një vend pune për atë që do të punojë, një mundësi për të rrjedhur ujë nga rubineti kur e rrotullon atë, një shpresë se energjia nuk do të mungojë apo një shkollë që të garanton dije dhe që mos të të zërë tavani brenda? Ka kohë që ne shqiptarët e kemi nisur mbrapsht rrugëtimin tonë historik. Ju kujtohet Enver Hoxha, njeriu që premtoi ndërtimin e komunizmit në Shqipëri? Sot, po të shihet me vëmendje puna e komandantit të dikurshëm, del se ai ka qenë padyshim antikomunisti më i madh në këto troje. Arsyeja? Askush nuk ka vrarë aq komunistë sa vrau ai në katër dekadat që mbretëroi. As fashistët, as nazistët gjatë luftës nuk vranë aq shqiptarë e komunistë sa vrau, burgosi, internoi dhe u shkatërroi jetën në kohë paqeje ish-Enveri ynë. Më saktë, Enveri i atyre.
Ai predikonte fenë e tij, në fakt një fe që molepsi gati gjysmën e botës, barazinë e mirëqenien e të gjithëve, por na bëri të gjithëve të barabartë në mizerje, por jo veten, jetoi vetë po aq mirë sa mundi, kurse mirëqenien tonë të mundshme na e lidhte gjithmonë me atë që do të ndodhte mbas kalimit të vijës së horizontit.
Nuk ka mundësi ende të harroni Sali Berishën! Komunist i lindur erdhi me premtimin se do të shkatërronte komunizmin, komunist i bindur vazhdon të na premtojë ndërtimin e komunizmit. Nëse ndokush do të donte të ngrinte paralele mes tij dhe Enverit të tij, kjo është një sipërmarrje fare e thjeshtë: Vazhdon të predikojë fenë e tij të mbinjeriut, vazhdon të projektojë sipas modelit të tij individual, individë si ato kukullat tradicionale ruse, matrioshkat, që i ngjajnë në zë, në lëvizje, në mendim. Vazhdon t’i nxjerrë herë njërën e herë tjetrën kukull nga kukulla më e madhe dhe lutet ta besojnë rishtas për ndryshim, vazhdon të flasë për të varfrit, por pasuron fëmijët dhe miqtë e tij, u premton kapitalistëve, por ka të njëjtën urrejtje të rrënjosur klasore për ta. E kështu me radhë. E kështu, pafund. Njëlloj si e keqja. Që këtij vendi nuk i ka ardhur ndonjëherë as nga klima e dikurshme, as nga ngrohja globale e sotme; i ka ardhur nga besimi në individë të tillë që i ngjajnë asaj perëndisë së vjetër romake me dy fytyra: një për ekranin e televizorit dhe tjetrën për gënjeshtrën e madhe që e shesin në treg. Duhet thënë se janë të aftë në këtë pikë; Saliu i atyre ka shitur frigoriferë në Siberi njëherë, tani kërkon të shesë soba me gaz edhe në Sahara. Kush të dojë le ta besojë, por të ketë parasysh vetëm një detaj. Thellë-thellë Saliun tani nuk e beson më as Lul Basha. Genc Ruli apo dhe Pollo, në fakt, po të dëgjosh fjalët e tyre, nuk e kanë besuar kurrë! Dhe ata e dinë se postieri nuk troket pafundësisht në të njëjtën derë!