Klandestinët, rritet fluksi, policia greke shton kontrollet
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë kthyer 125 klandestinë shqiptarë, ndërsa në total numri arrin në 500 brenda një jave. Policia greke ka shtuar kontrollet në kufirin Shqipëri-Greqi, kryesisht me vijën kufitare në rrethin e Devollit dhe të Korçës.
KORCE- Prej disa ditësh policia greke ka shtuar kontrollet në kufi me Shqipërinë. Shkak për këtë është bërë rritja e fluksit të klandestinëve që tentojnë apo kalojnë kufirin drejt shtetit fqinj. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë kthyer 125 klandestinë shqiptarë, ndërsa në total numri arrin në 500 brenda një jave.
Shifrat tregojnë se mosha e emigrantëve të kthyer është kryesisht 15 deri në 40 vjeç dhe pjesa me e madhe e tyre vijnë nga zonat veriore të vendit.
Klandestinët janë kapur në afërsi të Follorinës dhe Kosturit dhe kishin vetëm nga një ose dy ditë që kishin hyrë në Greqi.
Me përmirësimin e kushteve të motit është rritur numri i personave që tentojnë të kalojnë kufirin duke ecur dy ose tre ditë rrugë në këmbë për të hyrë në thellësi të tokës greke.
Përballë kësaj situate policia e shtetit fqinj ka shtuar efektivat në kufirin Shqipëri-Greqi që përkon kryesisht me vijën kufitare në rrethin e Devollit dhe atë të Korçës. (e.n/news24/BalkanWeb)