Intensifikim të marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Brazilit

20-04-2013 / Gazeta 55
Ministri i Jashtëm, Bumçi takon ambasadorin e Brazilit në vendin tonë, z. Ruda G. Seferin
Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, priti dje në një takim kortezie Ambasadorin e Brazilit në vendin tonë, Ruda G. Seferin. Ambasadori, pasi përgëzoi Ministrin Bumçi për marrjen e detyrës së re theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit pozitiv dypalësh. Ministri Bumçi rikonfirmoi vullnetin e tij dhe të Qeverisë Shqiptare për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona përmes institucionalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet vizitave të nivelit të lartë, konsultimeve diplomatike, finalizimin e marrëveshjeve në fushën ekonomike, etj.