E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali; Goditet banda e narko-trafikut, arrestohen 30 shqiptarë

Policia italiane ka goditur një bandë të trafikut të lëndëve narkotike, duke arrestuar edhe 30 shqiptarë. Ndërkohë që numri i të arrestuarve kap shifrën e 42 personave. Në goditjen e fundit u kap një shqiptar e një rumun, të cilit iu gjet në zotërim një kilogram e 850 gramë substancë e pastër, nëntë telefona celularë, karta të ndryshme telefonike dhe një kompjuter. Sipas mediave italiane, droga e bllokuar dy të arrestuarve kap në treg vlerën e 500 mijë eurove. Ndërkohë gjatë operacionit të madh të zhvilluar u sekuestruan 48.877 kg kokainë, 10 kile heroinë, e 6000 pako ekstazi. Në pranga ranë edhe 8 shtetas italianë, 2 tunizianë dhe 2 lituanezë, të cilët janë shoqëruar në qelitë e burgut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›