Itali, ISTAT: Kriza, bie fuqia blerëse, rritet niveli i kursimeve

Romë, 11 janar NOA - Kriza ka detyruar
familjet italiane të ulin nivelin e shpenzimeve dhe investimeve më shumë se ia
lejojnë të ardhurat e tyre të disponueshme.
Siç tregohet nga shifrat e lëshuar sot nga
ISTAT, i cili u referohet dymbëdhjetë muajve të vitit 2009.
Periudha e krizës ekonomike në Itali sipas
statistikave të ISTAT thekson një rënie në të ardhurat nominale për dymbëdhjetë
muajt e fundit në (-1%) dhe të ardhurave reale (-1,6%). Por nga bilanci i
familjeve, shpenzimet dhe investimet ranë me më shumë se të ardhurat: -1,5% shpenzimet, -0,8% investimet.
Frika e krizës ka çuar në rritjen e kursimeve
nga 0,2%.
Sipas ISTAT, nga tetori 2008 deri në shtator 2009 fuqia blerëse është ulur me
1, 6% krahasuar me periudhën e vitit të kaluar. Në tremujorin e katër shpenzimet
kanë rënë më shumë se të ardhurat (-1,5%) dhe për këtë arsye është rritur
prirja për të kursyer, duke sjellë në të ardhurat familjare një rritje prej 0.4%.
Sipas ISTAT, raporti midis kursimit bruto dhe të ardhurave në periudhën
tetor 2008 - shtator 2009 arriti në 15,4%