E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi: Afganët, më optimistë për të ardhmen se një vit më parë

Kabul, 12 janar, NOA Për të parën herë prej
vitesh shumica e popullsisë në Afganistan e sheh me optimizëm të ardhmen. Një
fakt i tillë pohohet nga rezultatet e një sondazhi të zhvilluar me popullsinë e
këtij vendi, të pyetur nëse kanë besim tek qeverisja e tyre dhe sesi e shohin të
ardhmen.

Sipas sondazhit në fjalë, 70 përqind e
afganëve mendojnë se vendi i tyre është në rrugën e duhur, ku duhet përmendur fakti
se kjo masë shënon 30 përqind më shumë të atyre që e kanë pohuar një gjë të
tillë një vit më parë.

Ata e shohin të lidhur optimizmin e tyre me lehtësimin
në lidhje me përfundimin e zgjedhjeve presidenciale si edhe ndryshimin e
atmosferës politike pas tyre, të cilat duket se ndikuan në përmirësimet e
ndjeshme të kushteve të jetesës.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›