E Diel, 1 Nëntor 2026

Republikanët: Kreu demokrat i Senatit të dorëhiqet se u tregua racist ndaj Obamës

Uashington, 12 janar, NOA Kreu i demokratëve
në Senatin amerikan duhet të largohet nga posti që mban aktualisht pasi ka bërë
komente raciste për presidentin Obama.
Kjo akuzë direkte ka mbërritur kryetari i Partisë Republikane në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Michael Steele, sipas të cilit komentet e bëra nga
udhëheqësi i Senatit, Harry Reid, nuk ishin në përshtatje me qëndrimin amerikan
ndaj racizimit.

Në një libër që pritet të publikohet së shpejti lidhur me fushatën presidenciale
të vitit 2008, citohet që Reid të jetë shprehur se presidenti ishte një
afrikano-amerikan me ngjyrë lëkure të çelët që flet pa dialekt zezaku nëse
dëshiron.
Nga ana e tij, senatori Reid shprehu keqardhje për komentet që kishte bërë në
atë periudhë dhe presidenti Obama nga ana e tij u përgjigj se i pranonte
komentet e senatorit.
E ndërsa demokratët thonë se kjo çështje është mbyllur me kaq, kryetari i
Komitetit kombëtar Republikan tha se qëndrimi i demokratëve për komentet e Reid
tregon për standarte të dyfishta.
n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›