E Diel, 1 Nëntor 2026

Peskara, 13 të arrestuar për drogë, pjesëtarë të një organizate shqiptaro- italiane

Peskara, 11 janar NOA - Nga bashkëpunimi i
operacionit antidrogë i policisë së shtetit në Pescara, Verona, Ankona dhe
Aquila sot në mëngjes herët janë arrestuar në Peskara 13 vetë të dyshuar si
pjesëtarë të  një organizatë italiano-shqiptare.

Sipas policisë dyshohet se grupi i narkotikëve
kishte bazën në Peskara ndërsa vepronte në të gjithë Italinë.

Mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e
provës materiale një makinë dhe disa aksione në një qendër sportive në Peskara.

Hetimet për grupin e shqiptarëve që jetojnë në
Moscufo kontrolli antidrogë i ka nisur që në shtator të 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›