Itali, Inter gjithmonë në krye
Interi arriti një fitore të bukur 3-0 kundër Bolonjës në javën e 32-të të Serisë A në Itali, ndëkohë që me fitore e mbyllnë fundjavën edhe Roma e Milani, përkatësisht kundëer Barit dhe Kaljarit. Tiago Mota shënoi një dygolësh për Interin, të shoqëruar me rrjetën e të ritkhyerit Mario Baloteli. Mirko Vuçiniç firmos fitoren e Romës ndaj Barit. Milani i Leonardos e pati më të vështirë: Borrielo, Huntelar dhe Astori autogol realizuan për kuqezinjtë nga Milano; Ragatzu dhe Matri për Kaljarin. Kievo e Erjon Bogdanit humbi me Sampdorian 2-1, ndërsa Xhenoa dhe Livorno u ndanë në barazim. Interi kryeson me 66 pikë, 1 më shumë se Roma (65) dhe 3 më shumë se Milani (63).
Çelsi rrëzon Mançesterin nga maja
Çelsi rrëzoi Mançester Junaitid nga kryesimi i Premier League pas fitores 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë, duke fituar për herë të parë pas pesë vjetësh në “Old Trafford” përpara më shumë se 72 mijë shikuesve. Joe Cole i dha avantazhin Çelsit pas një goditje të lehtë pas 20 minutash lojë dhe Didier Drogba shënoi golin e dytë në minutën e 79-të vetëm dhjetë minuta pasi kishte zëvendësuar Nicolas Anelka. Zëvendësuesi i Junaitid, Federico Macheda, shënoi dy minuta më pas, por goli shërbeu vetëm sa për statistikë, pasi tani Çelsi është dy pikë më shumë se Mançester Junaitid në garën për titull. Pas 33 javësh, Çelsi kryeson me 74 pikë, ndërsa Mançester Junaitid është ndalur në 72 pikë.
Bajern rimerr kryesimin nw Bundesligw
Bajern i Munihut rimori kryesimin e Bundesligës 1 gjermane pasi triumfoi 2-1 në fushën e Shalke 04, duke koleksionuar një trepikësh të çmuar. Në dy minuta, 25’ dhe 26’, Bajerni shkoi 2-0 falë golave të Riberisë dhe Mylerin. I panevojshëm goli i Kuranjisë në minutën e 31-të. Rezultatet në Gjermani: Dortmund-Verder Bremen 2-1, Eintraht Frankufrt-Leverkuzen 3-2, Frajburg-Bokum 1-1, Nurmberg-Mainz 2-0, Shalke-Bajern 1-2, Shtugarid-Borusia Mëshengladbah 2-1. Klasifikimi i vendeve të para: Bajern 59 pikë, Shalke 58, Leverkuzen 53, Dortmund 52, Verder 48.
5 Prill 2010