Shqipëria turistike në Panairin e Prishtinës
Kosova ka qenë këto ditët e fundit epiqendra e veprimtarive turistike. Në Prishtinë, është hapur panairi i Turizmit, ku kanë marrë pjesë operatorë të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Agjensia Kombëtare e Turizmit ka paraqitur në këtë panair
performancën turistike të Shqipërisë, e favorizuar në grupin e vendeve
pjesemarrëse nga bregdeti i saj i mrekullueshëm. Për të marrë pjesë në këtë panair ishin të pranishëm edhe nje grup i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë I kryesuar nga zv. Ministri, Nikoll Lesi. Ndërkaq veprimtaritë e shumta
kanë bërë qe angazhimi në paraqitjen e mundësive turistike të Panairi i turizmit në Prishtinë është bërë një traditë tashmë e përvitshme. Populli i Kosovës merr përmes këtij evenimenti informacionin e nevojshëm për mundësitë që ofron bregdeti shqiptar për
pushime me leverdi dhe atraktive. Por e veçanta e këtij viti lidhet me faktin se ky informacion është ofruar në një lidhje të ngushtë me përpjekjet që do të bëhen për kombinimin e turizmit të detit me turizmin kulturor. Trashëgimia kulturore e Shqipërisë, si parku kulturor arkeologjik i Butrintit, qyteti i Gjirokastrës dhe Beratit, janë tri nga fondet më të çmuara të klasifikuara si pasuri botërore e UNESKO-s. Kurse më tej në Shqipëri ofrojnë mundësi atraktive të mëdha turistike objekte të shumta arkeologjike e të trashëgimisë kulturore, si Kalaja e Shkodrës, ajo e Lezhës, Kalaja e Krujës dhe muzeu "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës, Kalaja e Petrelës në Tiranë, trashëgimia kulturore e qytetit të Durrësit, me amfiteatrin antik si dhe Muzeu i mrekullueshëm arkeologjik kombëtar në këtë kryeqytet. Apollonia, Bylisi antik si dhe objektet arkeologjike në Vlorë, Sarandë etj japin gjithashtu mundësi të mëdha për një
kombinim të shkëlqyer midis pushimeve ranore dhe argëtimit kulturor. Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme në këtë fushë. Panairi i Prishtinës u drejtohet në radhë të parë pushuesve nga Kosova e pse jo edhe atyre nga vendet e tjera të rajonit tonë.
Enver Petrovci vjen në “Metropol” në kuadër të Pranverës Frankofone
Në kuadër të Praverës Frankofone vjen këtë fundjavë në skenën e Teatrit Metropol Enver Petrovci me veprën “Sonte jam vetëm”. Pas një suksesi disa javor kjo fundjavë do të jetë e mbushur plot emocion për publikun kryeqytetas. “Sonte jam vetëm” është një dramë për jetën dhe vetminë, interpretuar nga aktorët Niada Saliasi dhe Ilir Tafa. Një dramë që e merr fillin në jetën e një çifti, ajo një aktore 26-vjeçare dhe ai një mjek psikiatër, dy personazhe që në fakt tipizojnë vetminë kolektive të shoqërisë. Ajo është e pakënaqur me të shoqin, e denoncon dhe madje arrin dhe e çon pas hekurave të burgut. Me pak fjalë, drama “Sonte jam vetëm” me regji të Enver Petrovcit është rikthyer mbrëm dhe sot, ora 20.00, në Teatrin e Metropolit. Petrovci nuk ka zgjedhur “të dirigjojë” shumë personazhe në skenë, sepse dhe vetë mjeti shprehës i mjafton për aq. Ata janë vetëm dy, por mbartin në vetvete si të gjithë qeniet një sërë kompleksesh të natyrës njerëzore. Personazhet pranojnë të bëhen pjesë e një amullie veprimesh, thjesht sa për të bërë diçka, sa për të mos iu dorëzuar vetmisë dhe sfidës së saj. Drama “Sonte jam vetëm” është shkruar nga dramaturgu i njohur francez Andre-Pol Antoan. Por nata është e gjatë... në këtë pikë, Antoan, i njohur si dramaturg, skenarist, por edhe regjisor tenton qasjen e tij artistike.
Në ankand 12 pikturat e Hitlerit
Piktura të Adolf Hitler do të dalin në ankand më 15 prill në Ludloë, 200 kilometër në veriperëndim të Londrës. 12 pikturat e Fyhrerit janë vlerësuar nga 4 mijë në 6 mijë sterlina secila. Bëhet fjalë për skicime me karbon të bëra në shkollën e arteve të bukura të Vjenës që diktatori nazist ëndërronte të frekuentonte. Në mesin e subjekteve të vizatimeve që datojnë në vitet 1908-1909, është edhe një grua e moshuar, ndoshta e ëma e Hitlerit dhe peizazhe të ndryshme.
5 Prill 2010