E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tërmet” 8-ballësh në Lushnjë



Bylisi, kryesuesi absolut i Kategorisë së Parë, përjetoi momente ferr në Velipojë në barazimin 1-1 me Adën në stadiumin “Adriatik”, ku një lojtar i ballshiotëve u largua me barelë dhe loja u ndërpre për disa minuta, teksa drejtuesit më të lartë të liderit të kampionatit u ankuan në media për dhunë verbale dhe fizike. Romeo Hamzaj shënoi në minutën e 5-të për Bylisin, çka solli edhe një tensionim në radhët e vendasve. Pjesa e parë u shoqërua më një luftë të ashpër, ndërkohë që në të dytën kapiteni i Adës, Nika, barazoi nga pika e bardhë në minutën e 65-të. Me barazimin në Velipojë, Bylisi u ngjit në kuotën e 60 pikëve, 11 pikë më shumë se Elbasani i vendit të dytë, ndërkohë që Ada e vendit të gjashtë (39 pikë) humbi terren edhe ndaj Kamzës së vendit të pestë (44 pikë) e Partizanit të vendit të katërt (45 pikë).

Lushnja-Bilishti 8-0
Lushnja shpartalloi 8-0 “fëmijët” e Bilisht Sport, në fitoren më të bujshme të këtij sezoni në Kategorinë e Parë. Pasi humbi terren ndaj Elbasanit të vendit të dytë pas barazimit në mesjavë me Burrelin, Lushnja shkarkoi gjithë inatin ndaj Bilishtit, që pësoi humbjen e pestë rresht. Goleada verdhjeshile ka një protagonist absolut: Dorian Bubeqin, autorin e katër golave në këtë takim, që mori edhe kryesimin e golashënuesve të këtij kompeticioni. Tre gola në pjesën e parë: Bubeqi (18’, p), Arbri (26’) dhe Prela (35’), dhe pesë në të dytën: Bubeqi (46’), Bubeqi (50’), Çela (62’), Canka (70’) dhe sërish Bubeqi në minutën e 82-të argëtuan shënuesit e paktë në “Roza Haxhiu”. Me tetë golat e shënuar kundër Bilishti Sport të Spartak Merakut, Lushnja është fuqia më e madhe sulmuese e kampionatit: 45 gola, duke lënë pas Bylisin (40) dhe Elbasanin (39) e Adën (39). Lushnja (47 pikë) vazhdon të jetë më dy pikë më pak se Elbasani i vendit të dytë (49) dhe me dy pikë më më shumë se Partizani i vendit të katërt (45 pikë).

Elbasani – Gramshi 3-0
Elbasani vuajti pjesën e parë ndaj Gramshit, por në të dytën shkarkoi gjithë “inatin” e mbledhur, duke fituar 3-0 ndaj Gramshit, duke mbajtur edhe në përfundim të javës së 24-t të Kategorisë së Parë vendin e dytë përpara supersfidës me Partizanin në kryeqytet. Jasmin Raboshta shënoi në minutën e 66-të golin e parë, ndërkohë që Erjon Merxha dyfishoi shifrat në mintuë e 87-të. Roland Dervishi likuidoi Gramshin në minutën e 91-të, duke sigluar fitoren e 15-të në këtë sezon. Për Gramshin bëhet fjalë për humbjen e 12-të në 24 javë.

Pogradeci-Memaliaj 2-1
Pogradeci fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Memaliajt në ndeshjen e zhvilluar në qytetin e Korçës, me tre gola të realizuar në njëzet minutat e fundit. Isa Eminhazeri shënoi në minutën e 70-të golin e parë, ndërkohë që Enkelejd Pengu dyfishoi rezultatin në të 78’. Korado Kalemi shkurtoi diferencën për Memaliaj në minutën e 88-të. Pogradeci u ngjit në kuotën e 39 pikëve, por liqenorët ndodhen pesë larg Partizanit që mban vendin e katërt. Memaliaj hodhi një tjetër hap fals në luftën për mbijetesë në Kategorinë e Parë.

Turbina-Partizani 1-2
Partizani vazhdoi serinë e fitoreve duke mposhtur kësaj radhe në Cërrik Turbinën vendase me rezultatin 2-1. Guri shënoi në minutën e 24-t për Turbinën, duke i çuar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin e cërrrikasve. Ardian Beqiri (64’) dhe Erjon Rizvanolli (69’) përmbysën dizavantazhin, duke fiksuat takimin në shifrat 2-1 dhe regjistruar fitoren e 13-të të Partizanit. Java e 25-të e Kategorisë së Parë ofron supersfidën Partizani-Elbasani, kur diferenca midis dy skuadrave është +4 në favor të elbasanasve.

Kamza-Burreli 2-0
Kamza i mban ende gjallë shpresat për një vend në zonën e plej ofit, pas fitores 2-0 me Burrelin në stadiumin e saj. Edlir Tetova shënoi një gol të shpejtë në minutën e 5-të për formacionin e Perlat Mustës, dhe pas një loje tërësisht të kontrolluar nga ekipi kryeqytetas, Klevis Dalipi dyfishoi shifrat në minutën e 42-të, duke vulosur përfundimisht rezultatin e takimit. Kamza ndodhet në vendin e pestë me 44 pikë, një më pak se Partizani i vendit të katërt (45).

Luftëtari-Skrapari 4-3
Minutat e fundit në takimin Luftëtari-Skrapari u shndërruan në një dramë të vërtetë në stadiumin “Gjirokastra”, me Skraparin që kryesonte deri në minutën e 91-të 3-2, por që me bilbilin e fundit të gjyqtarit Enea Jorgji pa si fitues 4-3 gjirokastritët.
Hasa shënoi për Skraparin në minutën e 4-të, por Okshtuni barazoi për Luftëtarin dy minuta më pas, në të 6’. Edhe një herë tjetër ishte sërish Hasa, i cili me golin e tij në minutën e 12-të i dha avantazhin skrapalinjve të Edmond Dalipit. Xhixha në minutën e 27-të vendosi ekuilibrat 2-2. Në pjesën e dytë ishte sërish Skrapari që me anë të Bratës udhëhoqi për herë të tretë Skraparin në minutën e 68-të. Kur të gjithë besonin se fitues në Gjirokastër do të dilte Skrapari, Bistri në minutën e 91-të dhe Zhargalliu në të 92’ sigluan fitoren e papritur të Luftëtarit pa pretendime në atë takim.

KATEGORIA E PARË
JAVA 24
03.04.2010

Ada-Bylis 1-1
Nika 62’ /5’ Hamzaj

Pogradeci-Memaliaj 2-1
70’ Eminhazeri, 78’ Pengu/ 88’ Kalemi

Elbasani-Gramshi 3-0
66’ Raboshta, 87’ Merxha, 91’ R.Dervishi

Turbina-Partizani 1-2
24’ Guri/ 64’ Ardian Beqiri, 69’ Rizvanolli

Luftëtari-Skrapari 4-3
6’ Okshtuni, Xhixha 27’, 91’ Bistri, 92’ Zharkalliu / 4’ Hasa, 12’ Hasa, 68’ Brata

Lushnja-Bilishti 8-0
18’ Bubeqi (p), 26’ Arbri, 35’ Prela, 46’ Bubeqi, 50’ Bubeqi, 62’ Çela, 70’ Canka, 82 Bubeqi

Besëlidhja-Sopoti 1-0

Kamza-Burreli 2-0
5’ Tetova, 43’ K.Dalipi

RENDITJA
1. Bylis 60
2. Elbasani 49
3. Lushnja 47
4. Partizani 45
5. Kamza 44
6. Ada 39
7. Pogradeci 39
8. Luftëtari 32
9. Besëlidhja 27
10. Bilisht 27
11. Burreli 26
12. Gramshi 24
13. Turbina 23
14. Skrapari 21
15. Memaliaj 17
16. Sopoti 15

5 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›