E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ueber, “princi” i Malajzisë



Piloti i Red Bull, Mark Ueber fitoi pole position në Çmimin e Madh të Malajzisë gjatë një sesioni kualifikues të komplikuar jo pak nga rrebeshet e shirave. Ueber kapi pole e dytë në karrierën e australianit në Formula One, duke fiksuar kohën në 1 minutë e 49.327 sekonda gjatë xhiros finale, e cila u ndërpre për gati 20 minuta për shkak të përmbytjes së fortë të pistës. “Ishte një sesioni kualifikues i ndërlikuar për gjithkënd”, - tha Ueber. Piloti australian i dha Red Bull pole e tretë në po aq gara të këtij kampionati botëror në Formula 1. Shoku i ekipit Sebatian Vetel fitoi pole në Bahrain dhe Australi. Vettel do t niset i treti në Malaysia. Nico Rosberg i Mercedes do të niset përkrah Ueber në linjën parë, pasi e përfundoi xhiron më të shpejtë të rij në 1 minutë e 50.673 sekonda. Do të jetë hera e parë që Rosberg do të niset nga reshti i frontit në një garë të Formula 1. “Në fund, Q3 (pjesë e tretë e kualifikuese) ishte më të vërteta gara ime më e mirë”, - tha Rosberg. “Jam me të vërtetë shumë i kënaqur. Ndihme mjaft mirë këtu dhe unë mendoj se bërë një xhiro të mirë”. Adrian Sutil i Forca India u kualifikua i katërti, ndërkohë që Nico Hulkenberg me Ëilliams doli i pesti.
Disa nga emrat e mëdhenj të Formula 1, si Leëis Hamilton i McLaren, dhe po ashtu edhe dy pilotët e skuderisë Ferrari, Fernando Alonso dhe Felipe Massa u bënë viktima të shiut të fortë qysh në sesionin e parë kualifikues. Alonso, Hamilton dhe Massa do të nisen respektivisht në pozicionet 19, 20 dhe 21. Xhenson Baton, i cili vitin e kaluar fitoi GP Malajsia dhe fitoi javën e kaluar në GP Australia, do të niset nga vendi i 17-të.

5 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›