E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Kasano lë Afrika e Jugut 2010 për dasmën

ROME-Sulmuesi i ekipit të Sampdorias, Antonio Kasano, nuk do të jetë pjesë e kombëtares italiane të futbollit në kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.

Pas mosmarrëveshjeve me trajnerin e kombëtares, Marcelo Lipi, Kasano ka caktuar ditën e dasmës në muajin qershor, kohë që përkon me kampionatin botëror.

Kasano, një nga lojtarët më të mirë italianë, ka hedhur poshtë çdo mundësi për të shtyrë ditën e dasmës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›