Komisioni i Sigurise, Basha: Jane bllokuar 2800 kg droge
TIRANE- Ministri Brendshëm Lulzim Basha raportoi sot në Komisionin e Sigurisë lidhur me rezultatet e qeverisë në luftën kundër trafikut dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Fillimisht Basha u ndal në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, i cili- sipas ministrit- evidenton përparimin e Shqipërisë në shumë fusha si në sigurinë e kufijve dhe pajisjen me dokumentin e identitetit. Basha tha se ka përpjekje për të nxirë imazhin e vendit duke iu referuar qëndrimit të opozitës.
Në luftën kundër drogës ministri i Brendshëm tha se rezultatet janë shumë më inkurajuese se një vit me parë. Jane sekuestruar deri tani sipas tij 2800 kg lëndë narkotike ose dyfishi i drogës se kapur gjithe 2009-tës. Shqiperia, tha Basha, nuk është më rrugë tranzit për trafikun e drogës.
(s.g/NEWS24BalkanWeb)