E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, kamioni godet trajlerin, një viktimë

LEZHE-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar në autostradën Shkodër-Lezhë, gjatë orëve të vona të natës. Si pasojë aksidentit automobilistik ka gjetur vdekjen një 35 vjecar nga Durrësi.

Ngjarja ka ndodhur në segmentin Balldre-Lezhë, në kufirin ndarës të fshatit Balldre dhe qytetit Lezhë, ku janë përplasur 2 automjete të tonazheve të rënda, të cilët kishin të njëjtin sens lëvizjeje. Një kamion me targa KR 4696 A, me drejtues shtetasin Nikoll Kola, 36 vjec ka goditur nga pas një automjet tip Trajl me targa DR 0191 A, që drejtohej nga shtetasi Bujar Valsi. Policia e Lezhës bën të ditur se si rezultat i kësaj përplasjeje ka humbur jeten në vend 35 vjecari nga Durrësi, Ndue Marku, i cili po udhëtonte në automjetin me targa të Durrësit. Sipas policisë shkak i ndodhjes së këtij aksidenti ka qene drejtimi në gjendje të dehur i drejtuesit të automjetit me targa të Krujës, 36 vjecari Kola, i cili ka përfunduar në prangat e policisë .

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›