Pinari dërgonte në Gërdec më shumë municione se duhej
TIRANE-Transporti i municioneve drejt Gërdecit bëhej mbi bazën e kërkesave verbale nga MEICO në drejtim të Komandës Mbeshtetesë. Deshmia vjen sot nga Lavdërim Cota, ish-shefi i brigadës logjistike në komandën mbeshtetëse në vitin 2007, gjate seances per gjyqin e Gërdecit, që është duke u zhvilluar në gjykaten e Tiranës. Lavderim Cota njëkohesisht specialisht armatimi, theksoi se “Ushtria shqiptare ka transportuar municione në fabrikën Alba-Demil në Gërdec, jo sic parashikonte kontrata, por në bazë të urdhrave verbale nga Ylli Pinari i MEICO. Urdhrat bëheshin në cdo orë të ditës, me telefona, sms etj”.
Për këtë cështje Cota u kishte bërë një realacion eprorëve të tij, relacion që sot u lexua në sallë. Në këtë mënyrë, Albademil ka përfituar më shumë nga sa ishte paguar për kontratën e nënshkruar.
Procesi gjyqësor në ngarkim të 29 të pandehurve vazhdon me pyetjen e dëshmitarëve në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Në tragjedinë e 15 marsit 2008 humbën jetën 26 persona, 300 u plagosën si dhe mijëra banesa e subjekte private u dëmtuan.
(d.b/BalkanWeb)